E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas pavarësisë së Kosovës, po vjen anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

Komiteti Kombëtar Amerikan për Politikën e Jashtme (NCAFP), e rendit Shqipërinë si plotësisht të aftë për t’u bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Drejtori i NACFP, David L.Phillips, duke prezantuar raportin mbi progresin e Shqipërisë nga viti 2005 deri në fund të 2007-s, deklaroi se Shqipëria është drejt përmbushjes së plotë të detyrimeve të NATO-s, dhe SHBA-të e rendisin atë si të dytën, pas Kroacisë, për të marrë ftesën gjatë samiti të Bukureshtit. Gjatë një seminari të organizuar nga Këshilli Atlantik i Shqipërisë dhe Ministria e Jashtme me pjesëmarrjen e Drejtorit të projektit të Komitetit Kombëtar Amerikan për Politikën e Jashtme, David L.Philips, me temë “Shqipëria nga shtet i brishtë në një partner i besueshëm ndërkombëtar”. Nëpërmjet hartimit të një raporti të përgjithshëm rreth progresit të Shqipërisë nga viti 2005 që shënoi edhe vendosjen e qeverisë së re me në krye Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Komiteti Kombëtar Amerikan për Politikën e Jashtme, evidenton një progres të admirueshëm dhe i bën thirrje Aleancës Veri-Atlantike që të ftojë Shqipërinë për t’u bërë pjesë e NATO-s, gjatë samitit të Bukureshtit në muajin prill. Drejtori i këtij projekti, Phillips deklaroi se “jam në Tiranë për të nxjerrë rezultatet e raportit dhe pas një analize të hollësishme ky raport jep një rekomandim në bazë të performancës së Shqipërisë, në mbledhjen e nivelit të lartë të Bukureshtit NATO duhet t’i bëjë një ftesë Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Aleancës”. Ai vuri në dukje se ky rekomandim bazohet në atë që NATO ka nevojë për Shqipërinë, Shqipëria ka nevojë për NATO-n dhe të dyja kanë nevojë për njëra-tjetrën. Sipas konstatimeve të raportit, që nga periudha që është formuar qeveria e re në vitin 2005, ka kaluar një kohë e gjatë. Dhe në atë kohë Komiteti për politikën e Jashtme Amerikane, nxori një raport që Shqipërinë e përshkruante si një vend në udhëkryq. “Në këto dy rrugë në të cilat duhet të zgjidhte Shqipëria, ku Shqipëria mund të bëhej një vend i dështuar dhe në rrugën tjetër mund të bëhej një aleat i BE-së dhe Aleancës Atlantike. Që nga viti 2005 Shqipëria ka bërë një progres shumë të mirë nën udhëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha dhe ka vendosur bashkëpunim të qëndrueshëm me shumë vende ndërkombëtare”, tha Phillips. Ndërsa Presidenti i Komitetit Kombëtar Amerikan për Politikën e Jashtme (NCAFP), Dr.George Shwab ka deklaruar se “është në interes të NATO-s të ftojë Shqipërinë në Aleancë gjatë samitit të Bukureshtit në muajin prill. Plani i veprimit për anëtarësimin në NATO ka përfshirë reformat ekonomike, në shëndetësi, arsim dhe reformat qeverisëse. Raporti vlerëson se që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 deri në ato lokale të 2007-s dhe zgjedhja e presidentit të Republikës, janë momente që kanë ardhur drejt përmbushjes së standardeve themelore. “Sigurisht që ka nevojë për përmirësim. KQZ nuk duhet të jetë i cenueshëm nga ndërhyrjet e partive politike. Ndonëse, qeveria, nëpërmjet nismës së ndërmarrë tashmë për reformimin e sistemit elektoral, duke i dhënë prioritet në një farë mënyre sistemit proporcional”, tha Phillips. Ai vlerësoi gjithashtu se procesin e reformimit të drejtësisë, duke përshëndetur miratimin në Kuvend të projektligjit për organizimin e gjyqësorit. Përse i takon situatës rajonale, Phillips theksoi se rolin moderator të Shqipërisë, veçanërisht në mbështetjen për pavarësinë e Kosovës, duke e konsideruar këtë proces si tepër të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›