Kosovë, Feith-Thaçi bisedime për hapjen e një TV në serbisht
PRISHTINE- Planet për një kanal televiziv të serbisht-folësve të Kosovës duhet të realizohet tani. Kështu janë shprehur sot, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Zyra Civile Ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës mbeten të angazhuara për ta themeluar një kanal televiziv të pavarur në gjuhën serbe me transmetim anembanë Kosovës.
“Puna në sektorin medial gjatë vitit të kaluar ka dëshmuar se serbisht-folësit në Kosovë dëshirojnë të kenë informim dhe argëtim i cili realizohet këtu në Kosovë, në gjuhën e tyre. Do të ketë mjaft dobi për qytetarët në një kanal në gjuhën serbe, të cilët mund të lidhin komunitetet dhe të cilët do të punojnë në mënyrë plotësuese me mediat vendore në gjuhën serbe që tashme ekzistojnë. Tani, unë dhe Kryeministri kemi ndërmend të punojmë me palët përkatëse të interesit për formimin e një grupi drejtues në lidhje me këtë projekt. Ne presim nga ai grup të sjellë një kanal televiziv me një redaksi të pavarur, që buron nga Kosova dhe me standarde të larta profesionale”, ka deklaruar me këtë rast Piter Feith.
“Një kanal televiziv i pavarur në gjuhën serbe është mbështetur nga të gjitha nivelet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai do të përkrahet fuqishëm, duke pasur parasysh që liria e shprehjes në gjuhën amtare të secilit është obligim kushtetues dhe një e drejtë njerëzore e patjetërsueshme për të gjithë. Mbetem i bindur se ky projekt medial do të rrisë akoma frymën e komunitetit dhe që të gjitha komunitetet jo-shqiptare në përgjithësi, e veçmas komuniteti serb, të ndjehen se janë pjesë e Kosovës. Mirëpresim bashkëpunimin me të gjitha palët e interesit në këtë proces me rëndësi dhe e çmojmë mbështetjen e ICO-së dhe ICR-së”, ka deklaruar me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi, njofton Zyra Civile Ndërkombëtare.
(m.a/rtk/BalkanWeb)