Kryebashkiaku Rama hap zyrtarisht nisjen e festimeve
TIRANË- Pasditen e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama celi zyrtarisht nisjen e festimeve për festat e fundvitit edhe në Tiranë, tek sa zbukurime të shumta janë vendosur në rrugët e kryeqytet gjatë javës së fundit.
Edhe pse fillimi i muajit e gjeti Bashkinë përballë akuzave të kreut të qeverisë Berisha, për mungesë dekori festiv në kryeqytet, tashmë si institucionet qeveritare, ashtu dhe rrugët e Tiranës, përcjellin atmosferën festive. Ndërkohë në zbukurimet e Bashkisë është vënë re dhe një element dekori i cili nuk është hasur më parë, sic janë kutitë.
Edhe pse referenca është ajo e kutive të dhuratave poshtë pemës së Vitit të Ri, dikush mund të hamendësojë se është dhe një element simbolik për të uruar një vit të ri me kuti të reja, për të zëvendësuar ato të vjetrat, të cilat ende nuk janë hapur.
(m.a/News24/BalkanWeb)