E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova hedh poshte me zemerim raportin e KE me akuza per Kryeministrin Thaci

Kosova hodhi poshte me zemerim nje raport te Keshillit te Evropes ku akuzohet Kryeministri Hashim Thaci si kreu i nje grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve te marra nga serbet qe mbaheshin te burgosur gjate konfliktit ne Kosove.

Ne nje konference te para pak castesh ne Prishtine kryeministri Thaci tha se raporti skandaloz eshte i mbushur me trillime dhe genjeshtra dhe riciklim i propagandes se qarqeve qe nuk ia duan te miren Kosoves dhe qytetaret e saj.

Ai i cilesoi ofenduese akuzat e zotit Marti duke kerkuar prej tij qe te gjitha faktet qe pretendon se i ka ti dorezoje tek organet e drejtesise.

Kryeministri Thaci tha se po shqyrton te gjitha format ligjore dhe politike qe te kundershtoje raportin dhe qe e verteta te dale ne shesh.

Ai tha se Kosova eshte shembulli me i mire i bashkepunimit me drejtesine nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›