Shtohen tarifat që do paguhen në hipoteka
05/03/2012 Gjobë shtesë në rast se nuk do të bëhet në kohë regjistrimi i pronës së paluajtshme
Për çdo veprim që do të kryhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të paguhet një tarifë më vete. Gjithashtu individët që marrin pasuri të paluajtshme me qira, me afat kohor më shumë se një vit, janë të detyruar të regjistrojnë pronën e tyre të marrë me qira në këtë zyrë. Tarifat do të jenë për lëshimin e certifikatave të pasurive të paluajtshme, qivare, kopjeve të vërtetuara, kontrolleve, planeve të rivelimit, formualrëve të shtypur, informacioneve për gjendjen juridike të pasurive, si dhe shërbimeve të tjera të ofruara nga ZRPP. Këto duke u bazuar në të dhënat e administuara në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme në letër ose në formë elektonike. Trarifat janë vendosur edhe për kamatvonesën, në qoftë se një person nuk ka paguar taksën e regjistrimit të pronës. Kamatvonesa është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më shumë se 300 000 lekë. Ky është kufiri maksimal i kostos së kamatvonesës. Ministri i Dretjtësisë dhe Ministri i Financave me udhëzim të përbashkët miratojnë kufijtë minimal të tarifave të shërbimit të ZRPP, sipas propozimeve të paraqitura nga bordi drejtues. Për sa i përket individëve që marrin ambiente me qira, janë të detyruar të regjistrojnë pronën e tyre të marrë me qira. Konkretisht çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial përbën një pasuri të paluajtshme, me zjatje kohore më shumë se nëntë vjet, duhet të regjistrohet në saksionet përkatëse të kartelës së pasurisë së paluajtshme të qiradhënëësit. “Kur një kontratë qiraje është për një pjesë të një pasurie të paluajtshme, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshme mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën ose pjesët që është dhënë me qira dhe për pjesën e pasurisë së paluajtshme që mbetet, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën kadestrale sipas përcaktimeve të bëra”, thuhet në draftin e propozuar në Kuvend. Të gjitha këto veprime që do të kryej një qiramarrës, do të konvertohen në shuma monetare. Kjo pasi çdo veprim që kryhet në ZRPP-në është e bashkangjitur me një tarifë shtesë.
ZRPP: Dëmshpërblim për dëmet që do të sjellë
Zyra e hipotekës do të dëmshpërblejë çdo qytetar nëse i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacioni, titullin e pronësisë apo i ka mbivendosur pronën. Sipas ndryshimit ligjor, i cili do të kalojë të hënën në Komsionin e Ligjeve, drejtimi i hipotekës do ti besohet një bordi kolegjial me 5 anëtarë, një prej të cilëve do të ketë tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do të emërohet nga Kryeministri. 4 të tjerët emërohen nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Kjo strukturë e re nuk do të marrë më para nga buxheti i shtetit, por do të funksionojë me vetë-financim.
"Ato dokumente të cilat transferohen nga noteri apo transferohen sipas nenit 193 të Kodit Civil dhe janë të regjistrueshme, nëse në sistem figuron një gabim, ndryshe nga çfarë janë paraqitur dokumentet, atëherë Zyra e Regjistrimit të Pasurisë do të mbajë përgjegjësi dhe do të kompensojë me anë të një fondi garancie qytetarët për dëmin e shkaktuar",-tha Brikena Kasmi, zv/Ministre e Drejtësisë. Ligji i ri ka parashikuar dhe një zgjidhje për rastet kur pronat janë të mbivendosura. "Në rast se prona e tyre ka mbivendosje ose ka probleme, në këtë këndvështrim po vijon edhe procesi i regjistrimit fillestar të pronave, atëherë ato do ti drejtohen gjykatës brenda afatit 30-ditor, në rast të kundërt prona do të mbetet e bllokuar",-theksoi Kasmi.