Pushteti i telefonisë mobile, shqiptarët shtojnë përdorimin

Rritet numri i përdoruesve të telefonisë celulare në vend. Gjatë raportimit në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Piro Xhixho, kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare u shpreh se përgjatë 2011-tës përdorimi i telefonisë së lëvizshme u rrit me 15 përqind. Ndërkohë që mesatarja e përdorimit të telefonit është 177 minuta në muaj.
Në lidhje me tarifat, kryetari i AKEP, u shpreh se cmimi për minutë tashmë është më i ulëti në rajon.
Ndërsa në lidhje me internetin Xhixho përmendi faktin se është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të internetit dhe janë 161 mijë familje që përdorin internetin në banesa.