E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët e Vlorës protestojnë: Bashkë kundër krimit

Qytetarët e Vlorës kanë zhvilluar sot një protestë kundër pasigurisë së krijuar dhe në mbështetje të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Me moton Bashkë kundër krimit, qytetarë të Vlorës, kolegë dhe familjarë të Skerdilajd Konomi kanë marshuar nga Sheshi i Flamurit deri në Skelë duke kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së gjyqtarit.

Ndërkohë vetëm brenda shtatë ditësh në Vlorë janë shënuar disa viktima. Më 9 shtator u vra në atentat me eksploziv gjyqtari Skerdilajd Konomi, më 12 shtator në kodrat e Tragjasit u gjet trupi i pajetë i një mashkulli dhe më 13 shtator një foshnje e sapolindur humbi jetën, pasi u hodh nga e ëma nga dritarja e maternitetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›