E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pas shkëmbimit të shtëpive, e ka radhën shkëmbimi i karrigeve"

Shqiptarë, ju lutem, ndihmoni Kryeministrin! Çdo emigrant t'i japë nga dy qindarka e çdo shqiptar në Shqipëri nga një qindarkë, që ai të jetojë si njeri (megjithëse nuk është njeri). Ai është më i varfri në Tiranë. Mbas 17 vjetësh vjedhje (më falni, desha të thoshja PUSHTeti) mezi bleu një apartament të ri. Çdo emigrant në Shqipëri ka më shumë se Berisha. Qaj moj Shqipëri e ulëri e gjorë!

Bacë Sala, pse bre burrë jeton në këtë farsoj varfërie? Kërkoi ca para të tjera Argitës. Shif mos të jep ndonjë kacidhe dhe Mediu.

Tani mbas shkëmbimit të shtëpive e ka radhën shkëmbimi i karrigeve. Boll tani, Salë, e ndihmove Shqipërinë dhe demokraDHINË shqiptare, lërja karrigen Argitës se edhe ajo është bërë mjeshtre si puna jote në politikë. Ma gëzofshi qeverinë, o shqiptarë!!! Krushqi me Jovan Bregun, pu pu pu!!!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›