"Sistemi më i mirë është ai që nxit konkurrencën"
Për gjykimin tim, sistemi më i mirë është ai që nxit konkurrencën dhe kjo vlen dhe për sistemin zgjedhor dhe reformimet e tij. Prandaj, mënyra më e mirë që të zvogëlojë këtë të metë të këtij sistemi, është kthimi në sistem rajonal të personalizuar.
Ky sistem do të ketë vëmendjen e deputetëve, të cilët do ruajnë votën për vete dhe për partinë. Gjithashtu një rregullim do të ishte edhe korrektimi final i numrit të deputetëve me rezultatin e proporcionalit kombëtar, për të mos humbur asnjë përqindje në zonat ku do mbeten bishta të papërdorur. Z.Rama mendoj se duhet të jetë syçelë. Ai duhet të nxisë konkurrencën e më të mirëve. Jo monopoli i të paaftëve dhe dembelëve, po konkurrenca midis më të mirëve, e çojnë në fitore të sigurt PS-në.