E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas shpërlarjes së Arjan Çanit, libri me zhgarravinat e Ramës, në Akademinë e Arteve

Mediokriteti i Ramës artist në tentativë për të zëvendësuar trëndafilin e PS me demonët e tij
Më në fund mbas një tymnaje të hedhur një javë më parë në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit mbi librin më të ri të Edi Ramës dhe të vlerësuar maksimalisht nga ekspertiza e Max Velos, Piro Mishës dhe Vladimir Myrtezait materiali i botuar do të promovohet në galerinë e Akademisë së Arteve. Shënimet e mbajtura ndër vitet  që zoti Rama ndodhet në karrigen e kryetarit të bashkisë pikërisht në kulmin e fushatës elektorale rihidhesn në treg për herë të tretë si risi personale të Ramës si artist. Gjuha me të cilën z. Rama operon veprat e publikuara në librin e tij më të fundit është nëpërmjet shenjave si dhe vizatimeve subkoshienciale të asaj që quhet në kërkim të humbjes së kohës. Nëpërmjet gjuhës tradicionale të vizatimit dhe të kombinimeve foviste të ngjyrave për të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe njohur krijimtarinë e z. Rama për periudhën që ai operonte si artist nuk është se ka sjelle ndonjë risi në arritjet e tij artistike përpos faktit që në materialin e përdorur si sfond për krijesat e tij gjenden shkrimet ku është përcaktuar axhenda si dhe rutina që çdo zyrtar i rëndësishëm do ti duhet të përballet gjatë punës së tij. Ashtu siç u shpreh edhe në emisionin Zonë e Lirë, skicimi si dhe krijimi mbi këto materiale e ndihmonte z. Rama në përqendrimin e tij në problematikën që banorët e Tiranës i parashtronin në zyrën e tij. Siç e përmenda më lart ky lloj operimi ndaj një subjekti, i cili po komunikon drejtpërdrejt nuk është se cilësohet si një lloj përqendrimi ndaj tij porse cilësohet si konvertim i kërkimit të kohës së humbur.
Por shqetësimi për të gjithë ata që do të kenë rastin të njihen me këtë libër nuk është kërkimi për të humbur kohën i z. Rama porse vetë vizatimet të cilat subkonshencialisht janë projektuar në shkresa të selektuara paraprakisht për tu kthyer në materialin bazë të krijimit. Për të gjithë ata që kanë lexuar qoftë edhe disa parafrazime të Borgesit shihet qartë një  tension jo i ekuilibruar kompozicional në të cilën shihet qartë se midis artistit dhe veprës tashmë është bërë një divorc dhe që ndihet si një tentative për të justifikuar një të kaluar artistike.
Krijesat të cilat kanë marrë jetë në këto faqe të botuara dhe të cilat janë krijuar gjatë përbalkljeve të z. Rama me problematiken e qytetarëve shpresojmë që të mos jenë të frymëzuara nga vetë shëmbëlltyra e vetë qytetarëve. Për sa kohë ato qëndrojnë në të veçuara si vizatime minimaliste të një krijimi subkoshiencial ato përkojnë me krijimtarinë e një grupimi, i cili ndihet nën trysninë e bezdisjes së kohës që nuk rrjedh dhe sa më avash operon vetë koha aq më agresiv bëhet dhe objekti, i cili projektohet mbi letër. Dhe nuk është për tu çuditur që në këto shënime-vizatime nuk është e bukura ajo që mbizotëron por e kundërta, një seri mutacionesh minimaliste të cilat pushtojnë formatet e letrave me të cilat supozohet që të jenë të projektuara shqetësimet, hallet si dhe e ardhmja e qytetit të cilën ai e drejton prej 9 vitesh. Ashtu siç Woody Allen në filmin e tij Deconstructiv Harry ku luan rolin e një artisti, i cili përballet me murin e shkrimtarit dhe i paaftë për të shkruar me tej ai perifrazon se me pas dy divorceve dhe 3 psikanalistë më vonë fillova të vizitoj mostrat dhe vetëm në terrin e Dantes munda të gjeja qetësi skicimet e artistit Rama duket se pikërisht në këto hapësira gjenë qetësinë si dhe atë që për një moment mund ta quajë frymëzim të momentit. Është e drejta e gjithkujt që të përballet me demonet e tij personal pavarësisht se prej shumë psikanalistëve mund të përcaktohet si efektet e kompozimit kimik të psikadelizmit, dhe këtu i jepet e drejtë z. Allen për atë që thotë se është një lloj terapie për vetë subjektin që krijon, por ajo për të cilën duhet të gjithë të shqetësohen sot nuk është vizioni minimalist i fletëve të botuara të z. Rama dhe të kuruara me kujdes nga një grup të cilët heroikisht po mundohen që ta paraqesin si një këndvështrim i sinqertë mbi të bukurën. Ajo që do të shqetësojë dhe do të këshillonim që fëmijët nën 15 vjeç të mos jenë të pranishëm në këtë promocion është konvertimi i këtyre qenieve që në gjenezë duken si insekte në mostra ciklopike dy deri tre metrosh të vendosura në muret e galerisë. Kjo është thelbi i asaj për të cilën duket se z. Rama kërkon që të promovojë librin e tij. Këtu fillon edhe problemi jo vetëm për artistin por për vetë shikuesin, për qytetarin, vetë qytetin si dhe për të gjithë ata që kur z. Rama mendon ti ktë si subjektet e tij. Sindroma e ciklopizmit ku krijesat subkoshinciale të z. Rama tashmë është përfaqësuar zyrtarisht si e ardhmja që këta subjekte do ti duhet të përballen si dhe dalëngadalë do ti duhet të mësohen pasi pikërisht këto qenie ciklopike duket se do të zëvendësojnë zyrtarisht trëndafilin që ne siç e shohim në posterat elektorale e ofron një dorë poshtë pantallonave të z. Rama. Të gjithë e njohim karakterin e Ciklopit i cili në thelb ishte një qenie infantile në disproporcion me përmasat e tij fizike dhe që paranoja si dhe skizofrenia që në kohën e Homerit cilësohej si një sëmundje e kohës. Është vërtet ky imazhi i brendshëm të cilin z. Rama ofron për publikun? Nëse është vërtetë i sinqertë në ato që ai ka shprehur në vizatimet e tij vështirë se si individ ai mund të operojë në komunitet ashtu siç predikon. Mutacionet insekto-ciklopike duket se do të jenë objekti i përballjes së modelit që ai projekton për ata të cilët e ndjekin. Duket se ai vërtete i ofron kohëra me ndryshime interesante të gjithëve që ai i drejtohet, porse nuk duhet të harrojmë përcaktimin e një mallkimi të vjetër kinez jetofsh në kohëra dhe ndryshime interesante.
Ajo që të habit me kurajën e z. Rama është se pa kaluar një javë pas përçmimit që i bëri Akademisë së Arteve si një institucion larg idealizmit të fillimeve të viteve 90-të ku eksperimentonte me studentët (dhe me sa thuhet eksperimentime intime) së bashku me shtabin e tij elektoral ka zgjedhur pikërisht këtë institucion për ta përdhunuar për së dyti me vizatime të cilat për të gjithë ata që mund të kenë njohje fillestare mbi artet vizive janë nën nivelin e mediokritetit, duke filluar që në formën kompozicionale, vizatimin, koloristikën që më tepër duket se janë më pranë krijimeve tipike të autistëve. Nëse z. Rama, demonët e tij personalë i gjen pranë autizmit atëherë ai vërtetë ka arritur atë që ka aspiruar, porse për sa kohë ato afrohen nga një person i cili proklamon se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë këtu na krijohet një casus i cili nuk mund të anashkalohet.
A është kjo vlera dhe e bukura që z. Rama parashtron në artin e tij? Sado që mund ti referohemi Markezit De Sade i cili ka hedhur konceptin se ajo që mund të jetë e bukur për mua mund të jetë e shëmtuar për dikë tjetër dhe e kundërta, disa vlera mbi të bukurën sido që të jetë mbeten universale. Dhe këto vlera nuk janë krijuar në një apo dy dekada porse që në momentet e para që arti filloi të operojë, atë primordiale. Ashtu si Nero edhe z. Rama ka krijuar shpurën e tij të duartrokitësve që e ndjekin në çdo show për çdo gjë që bën duke mos e bërë unik në këtë lloj. Të gjithë e dimë që Nero e filloi me disa recitime, pas, showshëtitës kudo nëpër perandori dhe përfundoi me djegien e Romës në emër të vizioneve të tij personale. Duke parë këto mutacione insekto-ciklopike të vizatuara nga z. Rama mbi hallet e qytetit të cilin ndoshta edhe ai vetë mendon ta deformojë jo vetëm Tiranën në një moment të dhënë të delireve pasi deformimi përkon me frymëzimi për tiu rikthyer krijimit, si vetë Nero.  Për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në ceremoninë e promovimit si dhe për teleshikuesit që do i ofrohet në ekranet anembanë si gjenialiteti i radhës i Ramës, nuk do të ishte keq të mos entuziazmohen nga këto mutacione pasi ato filluan në letrat e halleve të Tiranës, kaluan në libra, u zmadhuan në dimensione ciklopike delirante dhe në një moment të caktuar do ti duhet ti kenë objekte kulti në vend të portretit të Presidentit të Republikës. Natyrisht që shpura e paguar e duartrokitësve do të jenë të pranishëm të cilët hipokri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›