E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia betonizon mushkëritë e Tiranës, lulishtet po zhduken njëra pas tjetrës

Tirana po merr çdo ditë e më tepër pamjen e një përbindëshi të betonizuar. Kjo si pasojë e nismave të Bashkisë së Tiranës, e cila po i asgjëson një e nga një të gjitha hapësirat e gjelbra. Reagimet e shumta kundërshtojnë me forcë këtë reformë të zhdukjes së gjelbërimit në Tiranë. Shumica e projekteve të bëra publike, nuk e kanë të pranishme ngjyrën e gjelbër, madje edhe ato projekte që kanë në mes të tyre hapësira të gjelbra, nuk realizohen ashtu siç është plani. Pa pritur e pa kujtuar, në vend të një lulishteje mbin një pallat gjigand. Lidhur me këtë kasaphanë që po i shkaktohet kryeqytetit, reagimet e qytetarëve janë të shumta. Shumica prej tyre shprehen se nuk ju ka mbetur gjë tjetër, veçse të gjelbërojnë kryeqytetin me vazo lulesh në ballkonet e tyre. Këto zëra qytetarësh janë mbështetur dhe përforcuar edhe nga ZMK(Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve), e cila herë pas here ka organizuar protesta për të kundërshtuar uzurpimin e tmerrshëm, që po u bëhet hapësirave të gjelbra në kryeqytet. Gjithashtu, edhe ambientalistët janë të shqetësuar për faktin se mushkëritë e Tiranës po zvogëlohen për çdo ditë. E keqja qëndron se zërat e qytetarëve, të cilët ankohen çdo ditë në dyert e Bashkisë së Tiranës, nuk merren aspak në konsideratë nga ky institucion. Lulishtet e dikurshme po zëvendësohen nga blloqe dhe shtresa të tëra betoni. Dhe pas çdo alienizimi të gjelbërimit në betonizim, kryetari piktor organizon spektakle mediatike me kamera elektronike, duke manipuluar pamjet e ftohta të betonit nëpërmjet zoom-imit, të së vetmes pemë apo copëz bari periferike të betonishteve të tij unikale. Tashmë të gjitha lulishtet e mbetura të Tiranës po konvertohen pak nga pak në betonishte, - kështu është shprehur Altin Goxhaj disa kohë më parë lidhur me problemin e shdukjes së hapësirave të gjelbërta.
Tiranë, aty ku lulishtet kthehen në betonishte
Lulishtet dhe hapësirat e gjelbra të kryeqytetit po shohin fundin. Ata po zhduken njëra pas tjetrës dhe po përpihen nga shtresat e betonit dhe nga pallatet gjigande, që po mbijnë si kërpudhat pas shiut. Fillimisht, nga Bashkia e Tiranës u bë i ditur një plan për uzurpimin dhe betonizimin total të qendrës, më pas një plan për asgjësimin e Parkut Rinia, duke e kthyer atë në një parking të nëndheshëm. Pastaj u bë e ditur se kodrat e Liqenit Artificial, do të ktheheshin në një qendër tregtare, ku vendin e kodrave të gjelbra do ta zinin pallatet gjigande, ku aktualisht ka nisur puna për rrethimin e tyre me një mur të hirtë. Së fundi, ka nisur puna për prishjen e fushës Ali Demi, duke e finalizuar me prishjen e lulishtes te Xhamlliku. Një lulishte që ka shumë vite që i ofron pak gjelbërim dhe bukuri zonës së Porcelanit, por që tani po zhduket nën thundrat e përbindëshit të betonit. Oktapodi betonizues i Tiranës, Edi Rama, po kthen lulishtet në betonishte- në këtë mënyrë ka reaguar ZMK, e cila ka organizuar protestën për mbrojtjen e lulishtes te Xhamllëku, e mbështetur nga më shumë se 200 qytetarë të kësaj zone.
Ambientalistët, Tirana po vdes
Sipas studimit të bërë nga ambientalisti Sazan Guri, tani kryeqyteti ynë do të degradojë dhe do të pllakoset nga betoni. Në prezantimin e këtij studimi, ai është shprehur se: Ashtu sikurse asnjë qytet apo kryeqytet në botë, Kryetari i Bashkisë ka ndërmend ta kthejë Tiranën në Daun Taun, në kryeqytetin me dy qendra, duke shndërruar kështu si një tjetër qendër kompleksin Dinamo dhe Komunën e Parisit. Me projektin e ri holandez, Kopshti botanik, e vetmja zonë e gjelbër e mbetur tashmë, do të kthehet në një zonë urbane me pallate të lartë, ashtu siç është kthyer edhe kompleksi Dinamo, ku gjenden 16 pallate me 16 dhe 14 kate. Të pakta janë zonat e gjelbra rreth këtyre zonave urbane që bëhen për frymëmarrjen e banorëve dhe të qytetit, por për ti rritur vlerën ndërtimeve të ngritura nga mafia e Bashkisë dhe mafia e ndërtimit. Kryeqyteti ynë po vdes, ashtu sikurse banorët, të cilët në Komunën e Parisit kanë arritur dendësinë rreth 1500 banorë për hektarë. Kjo shifër kalon edhe dendësinë e Hong Kong-ut, ku dendësia e popullsisë është rreth 1200 banorë për hektarë.
 **************************************************************************
Shatërvanët në Sheshin Skënderbej u zëvendësuan me kioskë
Qendra e Tiranës tani është kthyer në një zonë të akullt që të kall datën dhe ka marrë edhe ngjyrën e hirtë të vdekjes. E vetmja pjesë që i jepte sadopak gjallëri dhe ngjyrë jete ishte shatërvani në sheshin Skënderbej. Nuk ishte e thënë që ai të zmadhohej dhe të zbukurohej më shumë e ap më tepër të gjelbërohej ashtu siç shpresonin të gjithë kryeqytetasit. Ishte kjo një dëshirë që nuk u realizua pasi Bashkia e Tiranës me idetë e saj të çmendura vendosi ta kthente atë në një kioskë. Aty vendosi të ekspozonte planin urbanistik të Tiranës që është as më pak e as më shumë se imagjinar. Ujin e shatërvanëve dhe ato pak lule i fundosi në themelet e kësaj kjoske duke e shëmtuar edhe më shumë këtë shesh dhe duke e ekzekutuar përfundimisht për vdekje.

Parku Rinia, drejt zhdukjes
Tirana humbet edhe një hapësirë tjetër të gjelbër. Pas projektit të betonizimit të parkut të Liqenit Artificial të Tiranës si dhe sheshit Skënderbej tani me sa duket e ka radhën parku Rinia. Para disa kohësh, Bashkia e Tiranës organizoi një tender për dhënien me koncesion të Parkut Rinia. Firma e cila e fitoi këtë tender paraqiti një projekt për ndërtimin e një parkingu të nëndheshëm. Me sa duket është vendosur që Bashkia e Tiranës ti gllabërojë kryeqytetit në mënyrë të njëpasnjëshme të gjitha hapësirat e gjelbërta duke i betonizuar ato pa menduar për bllokimin e mushkërive të qytetit. Madje, pa marrë parasysh edhe nivelin e lartë të ndotjes, i cili për çdo vit merr jetë qytetarësh. Në vend që qytetarëve ti dhurojë sa më shumë hapësira të gjelbërta, ku ato të kenë ku të çlodhen dhe ku të marrin pak ajër të pastër, ajo ia gllabëron pa një e pa dy edhe ato pak që janë ekzistuese. Në vend të ngjyrës së gjelbër, ajo i dhuron në mënyrë të pamëshirshme ngjyrën e hirtë të betonit, që me sa duket së shpejti do të jetë i pranishëm në çdo cep të qytetit të Tiranës.

Kodrat e liqenit nga të gjelbërta do të kthehen në të hirta
Gjelbërimi i Kodrave të Liqenit do të zëvendësohet nga qendrat e biznesit. Në vend të pemëve do të ketë ndërtesa shumë katëshe. Liqeni nuk do të jetë i rrethuar nga ngjyra e gjelbërt, por nga ajo e hirtë. Ky është projekti fitues i studios holandeze MVRDV. Kryeqyteti do të humbasë së shpejti edhe të vetmen hapësirë të gjelbërt që i kishte mbetur. Parku i Liqenit Artificial do të betonohet. Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës, e cila organizoi konkursin për shndërrimin e kësaj zone dhe shpalli fitues projektin e studios holandeze MVRDV. Projekti parashikon zhdukjen një herë e përgjithmonë të parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Kodrat e liqenit do të kenë kështu të njëjtin fat si edhe pjesa tjetër e kryeqytetit, ku hapësirat e gjelbërta janë zhdukur nga pallatet shumëkatësh. Kjo dhuratë iu bë kryeqytetasve nga vetë kreu i bashkisë, i cili mori iniciativën, megjithëse prej shumë kohësh ai u premton atyre se Tirana do të gjelbërohet. Por realiteti flet ndryshe. Në Tiranë jo vetëm që nuk janë krijuar hapësira të gjelbërta, por përkundrazi, po zhduket edhe ato pak që kishin mbetur. Një gjë është e sigurt, shumë shpejt qyteti i 1 milion banorëve do të mbetet pa oksigjen dhe do të pushtohet akoma më tepër nga smogu dhe pluhuri, çka do të rrisë në nivele të frikshme ndotjen.

Gërmadha dhe beton në vend të sheshit të gjelbërt Fan Noli
Prej disa muajsh kanë nisur punimet në afërsi të selisë së PD, ekzaktësisht në sheshin Fan Noli. Në fakt tani nuk e meriton më të quhet shesh. Emri i vetëm që mund ti vihet tani është gërmadhë dhe pallate shumëkatëshe. Jo shumë kohë më parë ju ishte premtuar kryeqytetasve që ky shesh do të zgjerohej si dhe do të paisej me të gjithë aksesorët e një parku modern si dhe të gjelbëruar. Me sa duket tani Bashkia e Tiranës ka nisur të vuajë nga sëmundja e daltonizmit dhe nuk arrin më të dallojë ngjyrat. Prej shumë kohësh ajo ngatërron ngjyrën e gjelbërt me

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›