E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Bathore, furgoni përplas për vdekje një 60-vjeçare

Bathore, 10 shkurt, NOA Një grua ka mbetur e
vdekur në vend nga përplasja që i shkaktoi një furgon ndërsa ecte në rrugë si
kalimtare.

Lajmi bëhet i ditur paraprakisht nga burimet
policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave bëhet fjalë për një
60-vjeçare me emrin Katerina Kolëgjokaj, banuese në Bathore të Tiranës.

Mësohet se ajo është përplasur për vdekje nga
një furgon mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë
mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë ngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen
e të gjitha rrethanave të mundshme që e shkaktuan atë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›