Shoferi qëllohet me armë brenda në makinë, në kërkim autori

Korçë, 10 shkurt, NOA Një person është
qëlluar me armë zjarri, ndërsa drejtonte makinën e tij tip Benz, me targë KO
0868 A. Lajmi konfirmohet prej forcave të policisë së Korçës për agjencinë e
Lajmeve NOA, duke saktësuar se autori i kësaj vepre penale është 19-vjeçari Llazar
Kalemi, lindur dhe banues në qytetin e Korçës. Me marjen e njoftimit, u ngrit grupi hetimor i
cili shkoi në vendngjarje ku kreu veprimet e para procedurale dhe nga këqyrja e
vendit u fiksuan dhe u morën në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja model
56 te kalibrit 7.62 mm.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet
e nevojshme proceduriale për veprën penale të Prishjes së qetësisë publike dhe
armëmbajtjes pa leje, parashikuar nga neni 274 dhe 278/2 i Kodit Penal, në
ngarkim të Llazar Kalemit dhe vazhdon puna për kapjen e tij.
Materialet përkatëse do ti kalojnë prokurorisë
së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA