E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreografi i njohur, Agron Aliaj, ndërron jetë pas aksidentit

Share

Koreografi i njohur, Agron Aliaj, ndërron jetë pak më shumë se muaj pas një aksidenti të rëndë. Aliaj u përplas më 7 mars duke dalë nga Teatri i Operas dhe Baletit, ku po zhvillonte prova për një premierë.

Artisti u dërgua në spital, ndërkohë që familjarët e tij akuzuan Ministrinë e Shëndetësisë për neglizhencë në trajtimin e tij.

Mësohet se Aliaj ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aliaj u përplas nga një makinë Audi A6. Familjarët kërkuan që ai të trajtohej jashtë, por autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se transporti mund ti rrezikonte jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›