E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas skandalit, Moslej falet

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), Maks Moslej siguroi votëbesimin në Asamblenë e Jashtëzakonshme të FIA-s , që i lejon atij të qëndroj në postin e tij, pas skandalit të provokuar nga disa foto që e shfaqnin atë gjatë një orgjie me sfond nazist. Robert Darbelnet, shefi i Federatës Amerikane të Automobileve, tha se 68-vjecari mori 103 vota në favor dhe 55 kundër. Moslej është president i FIA-s nga viti 1993, ndërsa mandati i tij skadon në tetor të vitit 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›