E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numri 7 i Raul, futet në “arkiv”

Reali i Madridit është gati të tërheqë bluzën me numër 7 të Raulit, kur sulmuesi spanjoll të vendosë të varë "këpucët në gozhdë". Lajmi bëhet i ditur nga vetë presidenti Ramon Kalderon për gazetën e përditshme spanjolle "Marca". Ky do të ishte edhe gjesti më i mirë për të shpërblyer një lojtar të rritur në "kantierin" e Realit të Madridit e që më pas u bë kapiteni i skuadrës, duke u bërë idhull i tifozëve në "Santiago Bernabeu". 7 –ta është një numër i famshëm në botën futbollistike, pasi atë e ka dhe Kristiano Ronaldo te Mancester Junaitid, por më parë e kanë veshur edhe Xhorxh Best, Erik Kantona e Devid Bekam. Për Raulin ky është një lajm i mirë pas përjashtimit nga kryetekniku i Spanjës, Luis Aragones, për në finalet e Euro 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›