Pas vdekjes se bashkeshortit Vejusha te shkreta apo femra me dinjitet
Nuk e duroj dot vetmine. Burri te duhet pikerisht ne moshen kur te rriten femijet dhe secili largohet ne jeten e tij. Ky eshte rrefimi i nje gruaje qe po u afrohet te pesedhjetave e cila para pak muajsh ka humbur bashkeshortin e saj. Ky rrefim se bashku me pamjet dhe intervistat e nje tjeter zonje te ve tashme prej dymbedhjete vjetesh te cilen gazetaret e pyeten per gjithcka por per vetmine jo me shtyne te mendoj per sjelljen e grave vejusha. A ka ndryshuar sjellja e tyre keto njezete vitet e fundit ne nje vend si ky i yni ku duket se cdo gje po ndryshon pamje sjellje apo karakter Ajo qe dime te gjithe me siguri eshte se qysh ne motet e shkuara e deri ne fund te viteve nentedhjete pas vdekjes te burrit grate e veja vishnin rroben e zeze e vendosnin te mos martoheshin me sado te reja te ishin ne moshe. Nderkohe qe nuk ndodhte e njejta gje me meshkujt e ve. Madje dukej se per ata ishte e ligjshme nje martese e dyte apo edhe e trete qofte kur ishin te rinj dhe kishin femije per te rritur qofte kur ishin ne moshe te pjekur apo edhe te moshuar per te mos perdorur termin te plakur. Madje jo vetem kaq por ne pjesen me te madhe te rasteve ata merrnin nje grua te re te pamartuar me pare. Kjo te jepte pershtypjen se ne ate kohe femrat dhe meshkujt ishin ne disproporcion dhe perhere kishte nje femer beqare qe priste e gatshme per nje mashkull te ve.
Por cpo ndodh keto vitet e fundit Cuditerisht shohim nje pandryshueshmeri te ketij fenomeni ku meshkujt e ve vijojne te martohen pa dale viti i largimit te gruas se pare ndersa grate e veja vendosin ose detyrohen te mos martohen serish. Nje pjese e tyre nuk martohen sepse nuk e shohin dot veten ne krahet e dikujt tjeter. Nje pjese tjeter frenohet ne menyre te heshtur apo edhe te forte nga familja dhe rrethi i ngushte shoqeror qe ende e shohin rimartesen e gruas pas vdekjes se bashkeshortit si nje turp e si nje mekat qe nuk duhet kryer veprim i cili eshte i demshem si per gruan ashtu edhe per femijet. Nese dikush nga grate e veja vendos te martohet vendimi i saj do te diskutohet gjere e gjate ne gjithe gojen e fisit lagjes e shoqerise dhe prezenca e burrit te dyte do te jete teper e veshtire ne mos e pamundur per tu pranuar.
E sic ndodh perhere ne rastet e paragjykimeve flasin e neperkembin dinjitetin e te tjereve ata qe nuk pranojne dot te verteten dhe perparimin e jetes. Madje kjo pjese e shoqerise sone eshte e gatshme te mbylle syte edhe perpara ndonje historie te fshehte qe filan vejushe ka me X mashkull. Hipokrizia e kesaj pjese te shoqerise eshte kaq e shemtuar saqe arrin ta justifikoje kete veprim duke rreshtuar argumente meshiruese dhe ofenduese per qenien njerezore si E po gjynah e shkreta i duhet nje mashkull ne krevat. Ose E po duhet nje burre ne shtepi te veje nje gozhde a te rregulloje nje prize. Por serish keto justifikime jetesore nuk arrijne dot te bindin shoqerine shqiptare se nje grua e ve ka te drejte te martohet nese deshiron jo sepse nuk ka kush ti vere nje gozhde ne mur e jo sepse i duhet here pas here te shuaje epshet trupore por sepse nje femer ka te drejte te beje cte doje me jeten e saj qofte e beqare qofte e ve.
Fenomeni i mosmarteses se grave te reja vitet e fundit ka perballe nje tjeter fenomen qe per cudi eshte sa i ngjashem aq edhe i kundert ne zhvillim. Flas per femrat e divorcuara te cilat ne nje pjese te madhe te rasteve nuk e kane per turp te rimartohen ose thjesht te shoqerohen me nje mashkull tjeter pa marre vendimin e madh te marteses. Rimartesa per femrat e divorcuara shihet si me normale si me e ligjshme. Edhe pse kushtet e tyre jane te njellojta me ato te nje gruaje te ve. Edhe ato i ha perbrenda vetmia qe ndien gruaja e ve pesedhjetevjecare qe nuk guxon ta mendoje nje martese tjeter.
Nese ne kete jete kemi ardhur per te gjetur dike te ngjashem me veten dhe nese deshirojme te kemi prane dike me cte drejte shoqeria duhet ta ndaloje nje grua te ve per te gjetur nje tjeter partner Partner qe jo domosdoshmerish duhet te jete burri i ardhshem. Ndoshta nuk eshte me e nevojshme qe drejtimi i vektorit te vazhdoje po njesoj pra nga vetmia drejt e te martesa. Femrat e veja kane edhe mundesine tjeter ate te partneritetit. Pra ate te njohjes dhe shoqerimit me nje mashkull pa e futur domosdoshmerish ne shtratin martesor mbi te cilin qendron ende e varur fotografia e ciftit. Nese nje grua e ve ndihet vetem dhe nuk e perballon dot vetmine e saj nuk eshte aspak e gabuar ta lere veten te lire ndaj njohjeve dhe mundesive te reja. Ky veprim i bere hapur ne driten e diellit eshte shume me i drejte me i natyrshem dhe me i ligjshem sesa ai i pranimit te fshehte te nje mashkulli ne krevat qofte ky tekniku i lavatrices apo taksisti i lagjes.
Nderkohe shoqeria shqiptare duhet te heqe dore nga meshirimi i panevojshem si dhe nga shprehja e padobishme gjynah e shkreta i ka vdekur burri. Por qe te ndodhe kjo duhet qe ne anen tjeter vejushat shqiptare te heqin dore perfundimisht nga viktimizimi duke e flakur tutje rroben e zeze dhe agonine lenguese dhe me dinjitet te nisin te rindertojne jeten e tyre duke mos e pare vdekjen e ish-burrit si nje fatkeqesi por si nje mundesi qe Zoti apo natyra u ka dhene per ta filluar jeten nga e para.