Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë, ISSH llogarit skemën dhe shifrat e rritjes së pensioneve
Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 474, datë, 30. 06. 2010, ISSH ka llogaritur dje të gjitha përfitimet e reja që do të përfitojnë pensionistët duke nisur që sot, më 1 korrik 2010.
ISSH sqaron më tej se edhe pas kësaj rritjeje pensionisti, krahas të ardhurave nga pensioni do të vazhdoje të marre të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 leke ne muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike etj. Gjithashtu do të vazhdojë të përfitojë nga politikat e kompensimit të pensioneve sipas VKM Nr. 401, datë 21. 06. 2006, kompensim për 500 dhe sipas VKM Nr. 763, datë 27. 12. 2006 në masën prej deri 760 lekë në muaj dhe në masën 190 lekë në muaj sipas VKM Nr. 415, datë 27. 04. 2009 “Për rritjen e pensioneve”.
Të ardhurat totale mujore për pensionin e plote minimal të pleqërisë llogariten jo më pak se 12840 lekë në muaj, sqaron më tej ISSH.
Rritje 4 për qind të pensionit, programe e veçanta, përfitojnë 114.240 pensionistë
4 për qind rriten pensionet e pleqërisë urbane
4 për qind rriten pensionet për programe speciale ushtarake/minatorë/punonjës të ish-industrisë ushtarakë/pilotë/detarë dhe profesorë
Rriten me 6 për qind, pensionet minimale urbane, përfitojnë 290.400 pensionistë
6 për qind rriten pensionet e invaliditetit urbane
6 për qind rriten pensionet familjare urbane
Rritje 10 për qind të masës së pensionit, përfitojnë 160.000 pensionistë
10 për qind rriten pensionet e pleqërisë rurale
10 për qind rriten pensionet e Invaliditetit pleqërisë rurale
10 për qind rriten pensionet familjare rurale