E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtaret dhe prokuroret, tani mbrojtje te vecante

Qeveria miratoi diten e djeshme nje vendim i cili siguron gjyqtareve dhe prokuroreve ne vend nje mbrojtje te vecante, si pasoje e punes se tyre te drejtperdrejt me krimin. Kryeministri Berisha ne fjalen e mbajtur ne mbledhjen e radhes se qeverise e cilesoi kete vendim si domosdoshem ne kushtet ne te cilat keto profesione punojne. Sipas tij, shteti duhet t'u jape mbrojtje te plote dhe totale gjykatesve dhe prokuroreve dhe te gjithe atyre qe perballen cdo dite me kthetrat e zeza te krimit. Po keshtu, ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri vleresoi edhe nismen per krijimin e task - forcave ne luften kunder krimit ne 6 rrethe te tjera te vendit, si perhapje e modelit te suksesit te task -forces se krijuar ne kryeqytet. "Task -force e krijuar 2 vite me pare, ne vitin 2006, krahas sektorit te krimeve te renda, ka shenuar nje kapitull te ri shume te rendesishem ne historikun e drejtesise shqiptare, pasi eshte pikerisht kjo task force qe ia ka dale ne 160 raste te penalizoje zyrtaret per krimin ekonomik dhe korrupsionin", deklaroi Berisha. Ai tha se perberja e ketyre taks forcave me perfaqesues te fushave te ndryshme i ben keto institucione me te besueshme dhe me transparente. Keshtu sipas modelit te Taks forces ne kryeqytet, ky institucion drejtohet nga prokurore dhe perbehet nga oficeret e sherbimit sekret, punonjes te policise kriminale, te doganave, te tatimeve, te Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive dhe te Agjencise se luftes kunder larjes se parave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›