Olimpik Marseje humbi kryesimin, dy jave para fundit
Lorik Cana e kishte te veshtire te flinte gjate nates, edhe pse nuk ishte ne fushe, pas humbjes qe pesoi (1-3) Marseja me Olimpikun e Lionit. Kapiteni i Olimpikut te Marsejes mungoi ne fushe. Lorik Cana e di shume mire se ekipi i tij "ndoshta humbi shansin me te mire, ne garen per titull". Me tre pike pas Bordose, kur mbeten edhe dy jave nga perfundimi, suksesi i Olimpikut te Marsejes varet nga rezultatet e Bordose. "Eshte shume e veshtire te them se kane vdekur shanset tona, - theksoi Cana - tani, ne nuk duhet ta fshehin, se Bordo eshte favorite per titullin. Ata kane pasur nje ecuri fantastike deri tani dhe vetem nese do te ndodhe ndonje mrekulli, qe te arrihet titulli kampion". Cana beson se nuk duhet te hiqet dore nga titulli kampion ne France, edhe pse tani shanset jane me te pakta dhe mundesite jane me te vogla. "Ekipi yne duhet te marre dy pike ne ndeshjen e radhes qe te qetesohemi, pastaj do te mobilizohemi, qe te fitojme edhe ndeshjen e fundit. Para sfides me Nansin, nuk duhet te heqim dore nga fitimi i titullit kampion. Nje keqardhje e madhe ne kete fund kampionati, pasi suksesi, pervec pikeve qe duhet te arrije ekipi yne, varet edhe nga ecuria e Bordose, e cila vetem nese humb patjeter nje nga dy ndeshjet e mbetura, mundet qe te relaksoheni dhe Bordo humbet nje nga dy ndeshjet e saj.