Pas zisë kombëtare, Topalli niset sërish për në Zvicër
20/07/2010 Mungesa e kryeparlamentares u vu re në seancën e djeshme
Në samitin e grave parlamentare kryetarja shoqërohet nga Namik Dokle
Menjëherë pasi ka përfunduar zija kombëtare si dhe vizitat në shtëpitë e viktimave, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është nisur sërish drejt Zvicrës, ku merr pjesë në samitin ndërkombëtar të grave kryeparlamentare, që zhvillohet në Bernë. E shoqëruar dhe nënkryetari socialist Namik Dokle, Topalli ka munguar dje në seancën ku do të miratohej rishikimi i buxhetit dhe ku nuk munguan debatet. Topalli kishte qenë e detyruar të ndërpriste këtë aktivitet më datën 17 korrik, dita kur ndodhi aksidenti i Fushë-Arrëzit, ku humbën jetën 14 viktima dhe 26 të tjerë u plagosën. Gjithsesi, Topalli është rinisur dje sërish drejt qytetit zviceran për të vijuar më tej me takimet e parashikuara në këtë samit. Sipas një njoftimi për shtyp të dërguar nga zyra e Kuvendit, Topalli është përzgjedhur në këtë takim si drejtuese e panelit kryesor të diskutimeve në konferencë, ku kryesisht debatohet për dhunën ndaj grave apo luftën ndaj kancerit. Sipas të njëjtit njoftim, mësohet se samiti i ka shërbyer Kryetares së Kuvendit për të zhvilluar një sërë takimesh me kryeparlamentare nga e gjithë bota. Mësohet se Topalli ka zhvilluar takime me kryetaren e Dhomës së Lordëve të Britanisë, baroneshën Helene Hayman, kryetaren e parlamenti të Zvicrës Pascale Bruderer Uys, të Bullgarisë Tsetska Tsacheva, të Indisë Meira Kumar, të Pakistanit Fehmida Mirza, të Runadës Rose Mukantabana, të Santa-Lucias e të tjera homologe të pranishme në këtë konference botërore. Në këto takime biseda u fokusua në bashkëpunimin europian e botëror në luftën ndaj dhunës në familje, mbrojtjen e shëndetit dhe luftës ndaj kancerit si dhe mbrojtjen e fëmijëve. Duke nënvizuar rëndësinë që ka përfshirja edhe e burrave në fushatat sensibilizuese, por dhe në takime të tilla globale, Kryetarja e Kuvendit në këto biseda shkëmbeu ide e përvoja jo vetëm për forcimin e rolit të grave në politikë, por dhe për lidershipin e tyre në sfida globale politike dhe ekonomike. Duke ndarë me kryeparlamentaret nga e gjithë bota përvojën e fushatave të shumta sensibilizuese të Parlamentit shqiptar me seanca të posaçme e ture në të gjithë Shqipërinë, zonja Topalli theksoi se Shqipëria ka forcuar legjislacionin me ligje që ndëshkojnë dhunën në familje si një krim makabër.
Fjalim edhe për Kosovën
Një vend të rëndësishëm në fjalën e Kryetares së Kuvendit që do të mbajë para të pranishmëve në samitin e Bernës, do të zërë edhe çështja e Kosovës. Duke shfrytëzuar dhe pjesëmarrjen e një sërë personalitetesh nga vende të ndryshme të botës, mes tyre dhe të vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë pritet të përsërisë dhe një herë apelin, si dhe të vërë theksin në rëndësinë që ka pavarësia e Kosovës në stabilitetin e të gjithë rajonit. Fjala e Topallit vjen në kohën kur shteti i Kosovës pret vendimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për çështjen e pavarësisë