Reforma, krijohet draftstrategjia në drejtësi
20/07/2010 Dhjetëra institucione pjesë e draftit
TIRANE- Në kuadër të reformës në drejtësi dhe përmirësimit të këtij sistemi, ministria e Drejtësisë ka krijuar një draft të titulluar “Strategjia Sektoriale e Sistemit të Drejtësisë”. Këtë strategji e prezantoi dje Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani i cili kishte mbedhur në një tryezë debati aktorët e sistemit të drejtësisë, të cilët kanë kontribuar në hartimin e kësaj strategjie. Hartimi i saj është bazuar në politikat ekzistuese të Qeverisë Shqiptare, të prezantuara nëpërmjet dokumenteve kyçe si Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 dhe Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ky dokument strategjik do të kontribuojë edhe me gjerë, përtej sektorit të drejtësisë, si një mjet efektiv në duart e politikëbërësve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procese të lidhura me sistemin e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka një rol të rëndësishëm në inicimin dhe menaxhimin e reformave në drejtësi, pa cënuar aspak parimin e ndarjes së pushteteve. Dokumenti strategjik ruan parimin kryesor të pavarësisë dhe paanësisë së pushtetit gjyqësor, e përgjegjshmërisë e gjyqtarëve dhe aktorëve të tjerë ndaj Kushtetutës dhe Ligjit. Ky është draftin e parë i Strategjisë, e cila pritet të finalizohet dhe miratohet brenda afatit të caktuar. Dokumenti mësohet se do të shërbejë si një udhërrefyes për punën e të gjithë këtyre aktorëve. E. Qyno