Pasagjerët pengojnë kërcënuesin e aeroplanit turk

Mediat ndërkombëtare raportojnë se personi tashmë i arrestuar kishte kërcënuar pasagjerët e avionit “Turkish Airlines”, duke u thënë se do të aktivizonte bombën që gjoja kishte me vete, nëse avioni nuk kthehej mbrapsht.
Avioni është ulur normalisht në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, dhe kërcënuesi është arrestuar menjëherë nga autoritetet turke. Pas kontrollit është konstatuar se ai nuk ishte i pajisur me bombë.
Kërcënuesi ishte shtetas turk nga një fshat kurd në juglindje të Anatolias. Ndërkaq, nuk dihen ende shkaqet e ndërmarrjes së këtij veprimi. /R. Dunga - Start/
2011-01-06 10:29
[