Rrëmbyesi nga Korça ekstradohet nga Athina
13/12/2008 Mbajti me dhunë një grua dhe të bijën
TIRANE- Interpol Tirana kreu ekstradimin nga Athina drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Mihal Shkëmbi nga Korça, i akuzuar për rrëmbim personi. Ndaj këtij shtetasi gjykata e rrethit gjyqësor Pogradec, me vendimin nr. 59 të vitit 2007 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng personi kryer në bashkëpunim”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi i ekstraduar në datën 11 shtator të këtij viti në bashkëpunim me shtetasin Adriatik Zenullari, dhe një person të tretë të paidentifikuar, tek agjencia e furgonave të Pogradecit, kanë rrëmbyer shtetasen Th. M, së bashku me fëmijën e saj të mitur, duke i mbyllur në një shtëpi në fshatin Drenovë të Korçës, pronë e shtetasit Mihal Shkëmbi. E dëmtuara së bashku me fëmijën kanë arritur të largohen më pas duke zbritur nga ballkoni me anë të një çarçafi. Pas këtij momenti ajo ka shkuar në komisariatin e qytetit të Korçës, ku dhe ka kryer denoncimin ndaj pengmarrësve. I ekstraduari Mihal Shkëmbi mundi të largohet nga Shqipëria, por pas një pune hetimore u mundësua arrestimi dhe ekstradimi i tij në Shqipëri. Në bazë të Konventës Evropiane të Ekstradimit si dhe nenit 504 të K. PR. Penale, organet e drejtësisë shqiptare kanë kërkuar ekstradimin nga Greqia të shtetasit të sipërcituar. Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, e cila ka kryer edhe akomodimin e të ndalurit në njërin prej burgjeve shqiptare.