Pasaportat, tashme ne Greqi dhe Itali
Rozeta Rapushi
Emigrantet shqiptare, nuk do te detyrohen me te vijne ne Shqiperi, per tu pajisur me karta identiteti apo pasaportat e reja biometrike. Ne vjeshte gjithcka do te ndryshoje. Zevendesministri i Brendshem, Ferdinant Poni, dha dje zgjidhjen e ece-jakeve te emigranteve per tu pajisur me karta identiteti apo pasaporta, e cila do te realizohet ne vjeshten e ketij viti. “Po shohim mundesine konkrete, te hapjes se pikave te aplikimit ne disa nga konsullatat e shteteve fqinje, fillimisht ne Itali dhe ne Greqi”, tha Poni. Duke qene se ne keto dy shtete, eshte edhe perqendrimi me i madh i emigranteve shqiptare, do te shihet mundesia qe ata nga vjeshta e ketij viti, te paraqiten ne zyrat konsullore te ketyre shteteve, per tu pajisur me dokumentet e identitetit, pa u munduar te vijne deri ne Shqiperi. “Pas disa kohesh, rreth 3 ose 4 muaj nga sot, qytetaret qe banojne ne Athine ose ne Selanik, do te mund te aplikojne per pasaporten edhe atje dhe do ta marrin po atje”, u shpreh Poni. Sipas tij, Italia dhe Greqia jane perzgjedhur si vende, per shkak te numrit te madh te emigranteve shqiptare qe jane aty. Ne keto dy shtete pra, do te behet edhe testimi i ketij projekti, per tu pare me vone, nese do te shtrihet apo jo ne vendet e tjera. Ministri sqaroi gjithashtu, se kostoja e dokumenteve qe do te leshohen nga konsullatat tona jane pak me te larta, por gjithsesi brenda kostos se prodhimit. “Kostoja do te jete pak me e shtrenjte, sepse i pergjigjet edhe kostos ne ato vende. Jane sherbime me te shtrenjta, sepse mirembajtja duhet vene kastile. Besoj do te jete po kaq e arsyeshme sa i kane marre sot dokumentet ne Shqiperi shqiptaret, pra e pangarkuar nga taksat. I takon Parlamentit ta vendose, por mund te jete diku tek 100-110 euro”, theksoi Poni. Nje zgjidhje e tille, po shihet si nje mundesi e mire per shkak te fluksit te madh te kerkesave qe ka ne vend per pajisje me dokumentet e reja te identitetit. Sipas Ministrit, sezoni i veres dhe ai i dimrit, ku emigrantet kane edhe pushime, po shenojne fluksin me te madh te kerkesave per t’u pajisur me dokumentet biometrike te identitetit. Keshtu, shume shpejt, emigrantet ne Greqi dhe ne Itali do te mund te aplikojne prane konsullatave shqiptare ne keto vende, per tu pajisur me karten apo me pasaporten biometrike. Pa pasur keshtu nevoje qe te udhetojne ne Shqiperi per te marre dokumentet e reja te identitetit.