Pronat, numer kontakti per denoncimet
Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP), ve ne dispozicion te shtetasve, nje numer telefoni, ku mund te shprehen te gjitha pakenaqesite e shtetasve ndaj ketij sherbimi, apo te denoncohen afera korruptive. Nga dita e sotme, prane kesaj zyre, nis per te paren here sherbimi i numrit jeshil ose e quajtur ndryshe “Linja Direkte”, e realizuar, duke pasur si objektiv te saj kryesor, transparencen dhe luften anti korrupsion. Ne funksion te ketij objektivi, kjo linje, do te siguroje mundesine per publikun ne depozitimin e mesazheve dhe ankesave te mundshme te tij, per vonesa dhe sherbime te papershtatshme, apo edhe per denoncime te praktikave korruptive, te perpunoje e vleresoje informacionin, te adresoje per zgjidhje, ne baze te ligjeve dhe rregullave te gjitha ceshtjet, si dhe te vendose nje komunikim efikas dhe te ndersjellet me publikun. “Per te gjitha keto, te cilat qellimin kryesor kane nje komunikim efikas dhe te ndersjellet me publikun, ne perputhje me permbushjen e rregullave dhe permbajtjen e etikes, “Linja Direkte”, mundeson nje komunikim me publikon, nepermjet mesazheve, sms-ve nga numrat mobile (celular) si dhe poste elektronike. Por qe nje mesazh te quhet i vlefshem, duhet qe personi qe e ben ate, ne ankesen e tij te jap emrin e personit, numrin e telefonit si dhe adresen, nese e ka. Nga ana tjeter, “Linja Direkte”, do te jete nje ndihme edhe per vete ZQRPP-ne, per te adresuar dhe evidentuar problemet mundshme te saj. Ne permbushje te objektivit te tij kryesor, si edhe ne funksion te ndertimit te marredhenieve sa me te drejte per drejte me publikun, projekti “Linja Direkte”, parashikon dhe realizon nje cikel te mbyllur te mesazheve dhe ankesave qe mberrijne nga publiku.