Rama: Vendi në krizë, dialog duke hapur kutitë
Gjatë një konference, Rama tha se duhet një dialog i menjëhershëm, por sipas tij, ky dialog nuk do të bëhet pa i dhënë të drejtë opozitës për të parë atë që fshihet në kutitë e votimit.“Bojkoti përfundon vetëm duke i dhënë popullit opozitar të drejtën të shoh atë çfarë ka ndodhur në kutitë e votimit”, u shpreh Rama. Ai shtoi se opozita ka pritur dhe mirëpret çdo asistencë ndërkombëtare, si nga BE-ja dhe KE-ja, etj. Krye socialist theksoi se Shqipëria tashmë është në krizë institucionale dhe politike.