E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënohet me 9 vjet një ish-aktivist kinez për demokraci

Një ish-udhëheqës i lëvizjes për demokraci në Kinë, i cili i është dorëzuar Kinës nga ana e Hong-Kongut, është dënuar më 9 vjet burg, nën akuzat për mashtrim, ka njoftuar sot avokati i tij.

Zhou Yongjun është dënuar të premten e kaluar, në qytetin jugperëndimor Shehong, pas seancën fillestare dëgjimore, e cila është zhvilluar më 19 nëntor të vitit të kaluar, ka theksuar avokati Chen Zeriu.

Ai gjithashtu është gjobitur edhe më 11 mijë dollarë, por planifikon të ankohet kundër dënimit të tij, shtoi Chen.

Një zyrtar konfirmoi dënimin e Zhous, por theksoi se nuk ka njohuri për atë se me sa vjet burg është dënuar ai.

Zhou joshi vëmendjen e opinionit ndërkombëtarë në vitin 1989, kur kërkoi nga udhëheqësit komunist në Kinë që të dëgjojnë thirrjet6 e studentëve për reforma politike dhe çrrënjosje të korrupsionit.

Zhou ka jetuar në SHBA, pasi që arriti të arratiset nga Kina në vitin 1993, por u arrestua në gusht të vitit 2008, pasi që tentoi të hyjë në Hong Kong, me një pasaporta të falsifikuar të Malajzisë.

Ithtarët e tij kanë theksuar se ai kishte tentuar të hyjë në Kinë, për të vizituar prindërit e tij dhe akuzuan qeverinë e Hong Kongut se ka shkelur ligjet e veta, me ekstradimin e tij në Kinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›