E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasditen e sotme, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Kombinatit. Duke përshëndetur qytetarët, Kryeministri theksoi: "Kam ardhur këtu për t'ju uruar gëzuar

Pasditen e sotme, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Kombinatit. Duke përshëndetur qytetarët, Kryeministri theksoi:

"Kam ardhur këtu për t'ju uruar gëzuar fitoren e 18 shkurtit, fitoren tuaj, fitoren e familjeve tuaja, të fëmijëve tuaj. Kam ardhur për t'u zotuar para jush se, 18 shkurti shënon një datë të rëndësishme për secilin prej jush, për Kombinatin në tërësi, sepse unë do të mbështes me financime të gjitha projektet e Fatmir Nezës, për ta shndërruar Kombinatin në një nga zonat më të zhvilluara të kryeqytetit.

Unë ju premtoj se, së bashku me Sokol Olldashin dhe Fatmir Nezën, do të inagurojmë projektin e rikonstruksionit të plotë të rrjetit elektrik, do të inagurojmë ripërtëritjen e parkut sportiv dhe të qendrës kulturore, asfaltimin e të gjitha rrugicave dhe rrugëve të këtij qyteti, gjallërimin e jetës kulturore dhe sportive.

Dje, ne ndamë tapitë e para. Dua t'u them banorëve të kësaj zone, të gëzojnë shtëpitë e tyre. Vota në 18 shkurt është votë për legalizimin, është votë për shpronësimin, është votë për pronësimin, është votë për kreditimin, është votë për shtëpitë dhe oborret tuaja, për fëmijët tuaj, për qytetin tuaj.

Në 16 muaj ne ju faktuam se i shndërruam premtimet në realitet. Shtypëm krimin me zero tolerancë dhe e shndërruam Tiranën dhe Shqipërinë në vendin më të sigurt. Luftuam me zero tolerancë korrupsionin dhe ia dolëm të vendosim pensionin minimal 100 mijë lekë në qytet dhe 50 mijë lekë në fshat, ia dolëm të rrisim rrogat 23 përqind për arsimtarët, të rrisim rrogat për infermierët 25 përqind. Ne ia dolëm të prokurojmë punë dhe vepra publike më shumë se në 50 vite të marra sëbashku.

Në 18 shkurt, Tirana ndahet nga praktika e njeriut i cili në 6 vite pushtoi rrugët e qendrës së kryeqytetit për të ndërtuar pallate me dashët e tij, por nuk ka strehuar asnjë qytetar. Ju bëj thirrje, të gjithë socialistëve të kombinatit, shkoni dhe vizitoni pallatin e Ramës dhe në qoftë se morali juaj e pranon që të pushtohen rrugët e qyteteve me pallate të pushtetarëve, votoni Edi Ramën. Por ju nuk e pranoni kurrë këtë, sepse rrugët e qyteteve janë tuajat dhe jo të qeveritarëve, jo të pushtetarëve. Ata qytetarë që pushtojnë rrugën ata janë shpirtkazmë, ata nuk kanë asnjë qëllim për ju, ata nuk kanë asnjë interes për ju, ata duan verbërisht të pasurohen me çdo kusht, duke vjedhur dhe plaçkitur natën e ditën.

Ndaj, le ta shndërrojmë 18 shkurtin si ditën e besimit tonë të madh te njëri-tjetri, besimit tek Tirana, te Shqipëria, si ditën e përgjegjësisë qytetare, pastërtisë dhe mençurisë qytetare.

Edhe një herë, në 18 shkurt votoni Sokol Olldashin, njeriun që me guximin, gjakftohtësinë, vendosmërinë e tij, çliroi qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë nga bandat më të rrezikshme kriminele dhe vendosi ligjin. Votoni Fatmir Nezajn, qytetarin tuaj".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›