E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pashaj" kap 5 kg droge, dy ne pranga

Agjentet e infiltruar zbulojne pas pergjimeve linjen e trafikut te heroines Mali i Zi-Shqiperi, me destinacion tregun e Tiranes dhe te Durresit. Pese kilograme lende narkotike, heroine dhe perzieres, e cila ishte e destinuar per shitje dhe dy poseduesit e saj, jane kapur mesnaten e se enjtes ne lagjen Kombinat te kryeqytetit. Burimet zyrtare bene te ditur se kishin tre muaj qe hetonin ne lidhje me kete rrjet te trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike, e cila dyshohet se vinte nga Mali i Zi, qe te shitej ne vend. Ne cilesine e proves u kap 2 kg heroine, 3 kg perzieres, nje makine dhe celulare. Te ndaluarit e operacionit te koduar "Pashaj", qe ka nisur oret e pasdites, jane Spartak Zeneli, 37 vjec, nga Tirana dhe Altin Balla, 29 vjec, nga Shijaku, te cilet mohuan akuzen e ngritur nga policia pas ndalimit te tyre. Policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 5 kilogramesh lende narkotike e llojit heroine dhe perzieres droge. Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se dy te dyshuarit u arrestuan duke transportuar mallin me makine, ndersa u kap 2 kilograme heroine dhe me pas ne banese 3 kg qe dyshohen se jane perzieres. Droga e sekuestruar ka kaluar ne Laboratorin e Kriminalistikes, ku do te percaktohet me saktesi dhe lloji i saj. Ndersa aktet proceduriale ne ngarkim te dy te arrestuarve i kaluan per veprime te metejshme Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. Aksioni nisi nga antidroga pasditen e se enjtes dhe perfundoi duke u gdhire dita e djeshme.

A.Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›