E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashallarët blu dhe rozë të administratës publike

Nga Anastas PJETRI
Po në fund të fundit, pse u dashka që ta themi me zë të lartë dhe me kaq zell se kush jemi, se çfarë duam dhe se çfarë nuk duam? Le ta shohim këtë me më shumë gjakftohtësi dhe me më shumë mençuri, nga më larg e nga më lart. Le ta themi ashtu siç mund të thuhet  mes nesh, me një zë aq të ulët, saqë të mos e dëgjojë tërë bota. Para së gjithash, le ta  themi skandalin ngadalë. Ngjarja ishte një parathënie, erdhi vërtetë vonë, por jo shumë vonë. Crëndësi  kanë mbërtheckat, Ylli Pango, Filip Çakuli, emisioni Fiks-Fare Jozefina, Kryeministri. Ylli Pango ishte një ekzekutim i përkryer dhe në të mirë të politikes, të majtës dhe të djathtës. E majta grumbulloi kapital të vyer politik, për ta përdorur në fushatën që po afron. Dhe e djathta në pushtet ka përfitimet e saj. Punë e madhe një ministër Kulture, Rinie, Sporti, Turizmi, që hyri në sherr me të gjithë. Tani ai s'ka pse duhet më. E përveç kësaj, me ekzekutimin që bëri, Kryeministri del në sipërfaqe më i madhërishëm se kurrë, si për të na treguar të gjithëve: Shihni kush jam unë. Atje ku ka fakte unë të godas. Me fjalë ndryshe, kjo do të përkthehej, se Gërdeci, Rruga Durrës- Kukës nuk kanë të bëjnë me kabinetin tim ministerial. Ato duhet të harrohen. Një ekzekutim i përkryer, pas një riprodhimi në kushte laboratorike, të asaj  çfarë do ta quajmë: shkërdhatokraci, korrupsion, gopizëm-administrativ e kushedi se çfarë... Ky art i të ekzekutuarit nuk i mbyll punët kaq lehtë me të gjitha gjërat. Fundja si mund të shpjegohet striptizmi i zv/ ministrit të Shëndetësisë, ku të gjithë e panë, me mjetet e sofistikuara të famozit Fiks-Fare, fundin e barkut dhe të kurrizit të z zv/ ministër. Cilindo prej nesh ai e mëson të lexojë mirë ngjarjen e bujshme të kohëve të fundit, me thelbin, shkakun dhe pasojën e saj. Ngjarja Pango dhe post- Pango e meriton të shihet me ngadalë, me thellësi, vëmendje, kujdes, me rezerva, me porta të hapura, me sy dhe gishta delikatë. Një ngjarje si ajo e ministrit të Kulturës kërkon që të jemi të duruar dhe të përkryer. Vetëm kështu, të gjithë së bashku mund ta mësojnë e ta lexojnë mirë atë. Të gjithë flasin për moral, duke qenë vetë imoralë. Imoralistët flasin për moralin, njëlloj si ateistet që flasin për fenë dhe rëndësinë e saj. E treguam veten si trashëgimtarët më të përkryer të asaj drejtësie dhe mëshire të dekadave të shkuara, përtej viteve 90- të. Paskemi qenë si ajo kategori njerëzish të krahasueshëm me poetët e këqij. Ashtu si poetët e këqij në pjesën e dyte të vargut kërkojnë një mendim për rimën. Po kështu njerëzit e quajtur politikanë, analistë, opinionistë, alkoolistë, ojq- istë, të frikësuar, kujdesen që të kërkojnë mendimet, veprimet, gjendjet, marrëdhëniet, që ato të përshtaten në atë mënyrë, që nga jashtë të shkojë si një e tërë. Një konformizëm total. Një shoqëri psikologjikisht inkuizicioniste, moniste, me penallti në tru, që kapet pas  shfaqjes dhe jo pas thelbit. Që mbërthehet pas pasojës dhe jo pas shkakut. Një opinion i gjithi me një emërues të përbashkët. Opinion i një shoqërie të prapambetur rurale, si dikur në vitet '50-'60 të shekullit të kaluar kur dënoheshin armiqtë e klasës dhe ku të gjithë, brenda sallës dhe përjashta sallës ku zhvillohej gjyqi, bërtisnin, poshtë kriminelët, kriminelët në litar. Opinioni i parë që na vjen në mendje kur pyetemi befas për një gjë, zakonisht nuk është ai i yni, por vetëm opinioni i përbashkët, ai i shtresës, pozicionit, origjinës. Opinionet tona vetjake rrallë dalin në sipërfaqe. Paska faj ministri dhe nuk paska faj Kryeministri? A ka pyetur ky ndonjëherë se si po i punon administrata. A e ka vrarë mendjen ndonjëherë se si mund të zgjidhet një ministër? Politikanët shkojnë e vijnë. Për fatkeqësinë tonë edhe administratat shkojnë e vijnë. Kurrkush se ka ditur, apo s'do tja dijë se administrata krijon vazhdimësinë dhe kujtesën në sistemin politik. Ajo s'duhet të pësojë ndonjë ndryshim të madh nga zgjedhjet që zhvillohen në mënyrë periodike. Është harruar fare, pa dorashka, se vendi i administratës  shtetërore është midis politikanëve që marrin vendime dhe qytetarëve që preken nga këto vendime. Në qoftë se na prishet televizori, nuk shkojmë te fqinjët me kaçavidë në dorë. Zakonisht shkojmë te riparim-shërbimet, te njerëzit profesionistë. Atëherë sdo mend shumë kjo, për të kuptuar që edhe në politikë tua lëmë në dorë ekspertëve  zgjidhjen e problemeve. Kështu duhet të jetë por që në fakt sndodh. Sot ka me mijëra ligje, nene, të drejta dhe rregullore, por rrallë preken me dorë, rrallë u  referohesh. Ato zbatohen si të urdhërojnë në mënyrë hierarkike. Administrata jonë vazhdon të jetë e pushtuar në pjesën më të madhe të saj nga fanatikët militantë, zbritur nga stacionet e Laçit, Ballshit, Përrenjasit, të cilëve nuk u bën syri tërr nga shkelja që i bëjnë ligjit. Administrata e nivelit të mesëm e të ulët është totalisht e tyre. Por duket se dhe ajo e niveleve më të larta nuk është e pakapshme nga njerëzit, miqtë, shokët, të afërmit, dell pas delli të ministrit, drejtorit, deputetit, funksionarit të partisë e kështu me radhë. Ministrat dhe rrethi i ngushte që qëndron pas tyre janë pashallarë të vërtetë, të cilët nuk janë më të kuq, por herë janë blu dhe herë janë rozë. Ata bëjnë çtë duan. Ata skanë frikë nga asgjë, madje as dhe nga Kryeministri, i cili i ka lënë të lirë të livadhisin e të bëjnë çfarë t'u dojë kokrra e qejfit. Hallkat e një ministrie kanë dalë jashtë loje. Kush pyet për kompetenca dhe për ndarje të punës brenda institucionit. Ministritë kanë  drejtoritë e tyre, seksionet dhe organet e mbikëqyrjes, që kontrollojnë dhe shqyrtojnë, por që nuk bëjnë as të parën e as të dytën. Ministri ka si bashkëpunëtorë një ose më shumë  këshilltarë politikë dhe një sekretar shteti. Atëherë perse i ka? Ministri ka një sekretar të përgjithshëm, i cili është rangu më i lartë midis nëpunësve. Ai është hallka lidhëse midis ministrit dhe drejtorive e zyrave të ministrisë. Nën këtë janë drejtorë të përgjithshëm   dhe drejtorët e tjerë të nivelit të mesëm dhe shefat e zyrave të nivelit të ulët. Atëherë përse i mbajmë, përse i paguajmë me taksat që na paguajnë taksa-paguesit e shkretë. Përse nuk i vëmë në punë? Një ministër nuk merret kurrsesi me pranimin ose jo të një personi në punë kur janë në këmbe gjithë këto hallka. Nëpër ministritë tona nuk dihet si të punohet. Nuk dihet si të fillohet një punë. Kërkesa për administratën është një nul. Vazhdon të jetë nul dhe nuk dihet se sa do të vazhdojë. Të gjithëve na ka rënë rasti të shohim apo të dëgjojmë njoftimet për vende të lira pune, nëpër nivele të ndryshme të administratës. Kërkesa fillon me seksin, pra kërkohet pikë së pari të jetë femër dhe më pas mosha deri në 30 vjeç. Që këtu fillon pikëpyetja e madhe. Pse duhet femër dhe deri në 30 vjeçe. Kërkesat e tjera për titullarin s'kanë rëndësi shumë. Për titullarin e sotëm nuk  kanë fare rëndësi ndarja e punës dhe specializimi, hierarkia e autoritetit, rregullat dhe ecuria, marrëdhëniet impersonale, karriera dhe kualifikimi, efektiviteti. Dhe as që bëhet fjale fare për aspektet shoqërore, vlerat humane dhe morale të administratorit. Të tjerat i bën vetë shefi me rojën, shoferin apo sekserin e tij. Padyshim që administrata  duhet të jetë besnike e udhëheqjes politike të ministrive, domethënë të qeverisë. Qeveria punon nëpërmjet saj, por njëkohësisht ku është ai mekanizëm që punonjësit e administratës të jenë të paanshëm dhe të pavarur. Ku është ai mekanizëm, ajo mënyrë rekrutimi ku që nga ministri e deri te roja ti nënshtrohen ligjishmërisë, barazisë, transparencës. E prandaj ndodh që ministri bën punën e drejtorit. Drejtori bën punën e sekretares dhe sekretarja bën sfilata nëpër korridoret e ministrive, kafeneve, restoranteve. Në administratat shqiptare bëhen të gjitha punët, përveç atyre punëve që e kërkon vendi i punës të bëhen. Bëhen të gjitha punët përveç atyre punëve, për të cilat punonjësit e administratës janë shkolluar, janë kualifikuar. Amoralizmat, idiotizmat e zyrave të shtetit e kanë një pikënisje. Para se të shfaqen, ato e kanë bërë një farë rruge. Profesionalizmin e tyre po e shqyen nga të katër anët konformizmi, ose sjellja sipas midese

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›