Aksi lëvizës i së djathtës dhe akset kundra-lëvizës të së majtës shqiptare!
Nga Besi BEKTESHI
Natyrisht që 28 qershori ka ndezur motorët e partive në këtë garë zgjedhore, e cila është disi ndryshe nga fushatat elektorale të kaluara në Shqipëri. Ka ndryshim, se nuk është më maxhoritari ku deputetët në garë megjithëse kishin bekimin e liderëve historikë kishin motorët e tyre për çuar përpara si veten dhe partinë. Në fakt proporcionali edhe pse rajonal, ka zbehur shumë rolin e individit, duke forcuar partitokracinë dhe sidomos lidershipin, sepse kuptohet që ai ka në dorë në mënyrë të veçantë kandidimin. Kandidatët shpallen, por në fakt janë listë dhe jo emër i veçantë ku votohet ai në një rresht dhe partia apo koalicioni në rreshtin tjetër. Pra kemi partinë apo koalicionin dhe listën e kandidatëve që sa më nga fundi të jenë, aq më të madh e kanë rrezikun për të mos dalë deputetet.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që servilët dhe të bindurit do të jenë më të shumtë, dhe do të jenë gojë kyçur dhe me dorën lart në parlament, në qoftë se duan që të jenë afër përzgjedhjes në fund të majit, për tu bërë gati në 28 qershor. Kurse ato që do të marrin vesh se nuk janë, do të rebelohen apo do të marrin premtim të vendosjes në zyrat e pushtetit kur të arrihet fitorja. Në këtë pikë as që bëhet fjalë se lidershipët partitokratë janë më të shumtë në gjynahet e tyre demokratike, se sa ato deputetë që janë sot në parlament dhe që pretendojnë të vazhdojnë të jenë përsëri në të. Në fund të fundit, lidershipit dhe partitokracia, kanë vepruar edhe në maxhoritar, por që në disa raste kanë sjellë rebelimin ndaj liderit dhe partisë, duke shpërqendruar jo vetëm grupet parlamentare, por edhe vetë konceptin rreshtim në partitë respektive dhe krijime të çuditshme të grupeve të ndryshme. Mirëpo në qoftë se djathtas ka një aks motor, apo më mirë të themi me terma teknikë të kuptueshme nga të gjithë rrota lëvizëse që është PD dhe lidershipi i vetëm i saj Sali Berisha, në të majtën shqiptare, ka disa akse motorë që tani janë mirë konfiguruar. Nuk mund të thuhet se djathtas nuk ka akse të tjerë. Ka, por besohet se nuk kanë për të lëvizur kundra ose në drejtime të ndryshme. Bie fjala është partia e Ngjelës dhe grupimi Ndoka - Shehi, por që në mënyrë më të qartë edhe pse konsiderohen jo berishianë, drejtimin e kanë të njëjtë dhe në këtë rast fluiditetet elektorale nuk marrin copa të rëndësishme nga aksi kryesor që është Berisha dhe PD.
Kurse në të majtë nuk ndodh kështu. Partia Socialiste sot është një tjetër identitet, kurse LSI dhe PS-91 e vërtetë, krejtësisht gjë tjetër. Nuk mund të bëhet llogari për PSD dhe PDS që nuk kanë luajtur nga çadra PS, edhe pse në koalicione me të. Tjetër gjë është pastaj G 99 që nga baza sorosiane e Mjaftit, arrin të shprehet lirshëm, se është një identitet i majtë, por aspak në trashëgiminë e PS- së si deduksion nanoist. Një transformimin identiteti i PS-së, e cila sot nuk paraqet flamurin partiak në mitingje dhe paraqet një larmi ngjyrash që nuk kanë në bazë rozën ose të kuqen, por kryesisht portokallinë dhe ngjyrën vjollcë, paraqet dhe ndryshim radikal që Rama kërkon ti japë pikërisht partisë që Nano dhe të tjerët që i ka dhe Rama aty, i kanë dhënë PS. Transformimi i PS- së nga bashkimi i anëtarëve të lirë për të qenë socialistë që shprehen kudo dhe me rrëmujë në forume dhe takime, në vertikalen partiake ku ato që shprehen lirshëm nuk mund të jenë socialistë të pranueshëm të Ramës, ka sjellë një urtësi të jashtëzakonshme jo vetëm të lartësive socialiste, por një denatyralizim të bazës, e cila sillet sot si të jetë një model i PD-së, por që nuk e ka në trashëgimi sikundër e gëzon partia e Berishës. Të larguara një herë e përgjithmonë, liria në grindje dhe bashkimi në rrezik i socialistëve, ashtu sikundër bashkëpunimi në individualitete edhe pse në shumë raste në pushtet në prani të korrupsionit të lartë, por edhe mos ndëshkimi ndaj të rebeluarve, e kanë sjellë PS-në nga modeli Nano në modelin Rama, dhe koha do të tregojë në qoftë se është më produktive kjo mënyrë e të konceptuarit të partisë. Dikush thotë më mirë një parti më e vogël, por me e kontrollueshme!! Dakord se edhe ky është një moment reflektimi, por demokracia e brendshme e vetmja që ka funksionuar në ndonjë parti shqiptare pas 90- tës, ka humbur në mënyrë të çuditshme, pikërisht në këtë parti. Duhet pranuar se mos copëtimin i vërtetë të saj si në ditët e sotme, në të mirë apo të keq e ka bërë ajo demokraci rrëmujxheshë e dikurshme e partisë së Nanos. Mos të harrojmë se është e vetmja parti në Shqipëri që ka ndërruar kryetar me demokraci, ka vendosur kryeministra nga gjiri i saj dhe janë tre mbas 97- tës si Majko, Meta dhe Nano, dhe është e vetmja që ka bërë zgjedhje të brendshme të saj me koncept demokracie, pa përmendur bërryla dhe kthesa që janë të natyrshme edhe në Europë. Është vetmja, dhe si do që të jetë puna, duhet pranuar se ka qenë në avangardë të demokracisë (latante) së brendshme partiake në Shqipëri. Duhej të ishte PD-ja, por fatkeqësisht ky lloj sensi i mungon, dhe nuk i duhet vënë faji vetëm Berishës, sepse kështu do të bëhesh edhe një gabim akoma më i madh, por psikologjisë akoma jo mirë të formuar në bazament dhe lartësi të kësaj partie tani për tani së cilës vetëm mund ti bëjnë fresk deri sa të vijë koha për tjetër lartësi. Mjafton të përmend se një pjesë e atyre që i janë rebeluar dikur Berishës, sot i janë bashkuar atij dhe për arsye pushteti. Në këtë mënyrë duhet thënë se edhe kur janë larguar, po për arsye të pushtetit të tyre e kanë bërë. Kështu që Berisha nuk mund të konsiderohet aty që i bën ai gjithçka, sepse ka plotë të tjerë që mentalitetin nuk e kanë ndryshe. Jo, bëjnë edhe të tjerët sa të duash proçka dhe shpesh herë Berisha i mbulon. Megjithatë për tu kthyer te tema e akseve motor, Berisha është aksi i vërtetë i lëvizjes në të djathtë dhe duket se nuk ka akse të tjerë që kundra veprojnë. Në të majtë po, ka sa të duash forca dhe të mëdha, që lëvizin kundra njëra tjetrës. Bie fjala LSI. Absolutisht jo kundra të majtës, por kundra atyre që kujtojnë se vetëm PS, ka të majtën në dorë. Akoma duket sikur PS- ja do ta neglizhojë si forcë politike dhe u këputën duke treguar se ajo është 5 për qind. Eeee... kaq shumë sinjifikative është kjo, sa që në sondazhin e fundit të Zogby-it inteligjentët e këtij institucioni që nxjerr pas figurës së teknikëve të tij Washingtonin dhe biles një institucion të lartë të botës së lirë, PS-ja ishte 39 për qind dhe PD plus LSI po 39 për qind. Janë të zgjuar shumë sondazhisët e përtej atlantikut të inkurajuar dhe të dashuruar me partinë e ngjyrave portokalli dhe vjollcë, me qendër në Tiranë, afër Teatrit të Kukullave. Gati-gati, sa nuk deklaronin dhe më qartë atyre të LSI-së se edhe sikur të bashkoheni me Berishën jemi barabar, dhe ju a kalojmë me G-99 dhe PSD dhe PDS. E bukur, por tanimë LSI është një aks motor që jo vetëm vepron ndryshe PS-së, por ka edhe drejtim tjetër, sepse nuk përton të ruajë ngjyrat e qarta të së majtës. Po ashtu edhe PS e vërtetë e 91-shit që Rama me sa duket kërkon ta hedhë në gjyq për logot, siglat dhe të tjera edhe pse nuk kuptohet se pse acarohet kaq shumë, deri sa nuk i bëjnë shumë përshtypje në përdorim të tyre në fushatë elektorale.
As që ka të njëjtin drejtim dhe as ka për ta pasur kurrë PS-91 lëvizjen motore me PS- në e Ramës. Sepse edhe vetë PS- ja e tij e ka të vështirë të kuptojë se çfarë trajektoreje në të majtë ka dhe këtë nuk e kupton as Nano i cili të pakuptimtën e shpreh, megjithëse trajektoren e Ramës e di. Por edhe pse nuk ka parti të veten, edhe Nano është një aks motor në vete, dhe kjo nuk ka dyshim. Nano ka qëllim tjetër, por nuk mund të pranojë kurrsesi ngjyrat portokalli të partisë që vetë është munduar ta nxjerrë nga detashmenti komunist që ishte në fillimet e '90 - '91- shit. Sepse, në ato kohë Rama shante e kërcëllinte me një antikomunizëm radikal që vetëm një zot e di pse nuk ka bërë hatanë në Shqipëri. Tani ky aks motor i Ramës, i është vënë PS-së dhe kjo është si ti vendosësh një mauneje që mbart tonelata, një motor monovolumi dhe... Kjo ka për të qenë në qoftë se nuk do të ketë ndonjë rikonceptim të së majtës edhe gara elektorale e 2 Qershorit.