E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kundër konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme

SHBA-ja është e mendimit se konflikti i armatosur nuk do të zgjidh konfliktin në Lindjen e Mesme dhe se për këtë arsye Izraeli dhe palestinezët duhet të fillojnë negociatat e drejtpërdrejta.

“Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet. Njëkohësisht, siç kemi thënë shumë herë, ne nuk besojmë se ekziston një zgjidhje e armatosur për këtë konflikt”, deklaroi zëdhënësi i State Departamentit amerikan, Philip Crowley, pas valës së dhunës më të re dhe pas sulmeve, të cilat i ndërmorën në Gazë forcat ajrore të Izraelit, si reagim ndaj sulmeve me raketa kundër territorit të Izraelit.

“Për këtë arsye jemi duke ushtruar trysni ndaj Izraelit dhe palestinezëve që të hyjnë në negociata të indirekte, të cilat do të rezultojnë me negociata të drejtpërdrejta”, tha Crowley.

Më herët, sulmet e ushtrisë izraelite në Gazë u dënuan edhe nga Franca dhe Britania.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Bernar Valero, deklaroi se vendi i tij është i brengosur për shkak të tendosjeve të reja në Gazë dhe kërkoi nga të dy palët që të përmbahen dhe të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme.

Valero vlerësoi se duhet të ndërmerren hapa të guximshëm, me qëllim që të rivendoset siguria në rajon, duke shtuar se qeveria franceze do të dënojë të gjitha aksionet e dhunshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›