Pashket, gjuetia e vezeve ne kopshtin zoologjik
FRANKFURT- Një kopsht zoologjik ne Gjermani, ngazëlleu fëmijët e të gjitha moshave me një gjueti speciale të vezës së pashkëve të dielën e kater prillit. Ndërsa kafshët nuk dolën në skenë fëmijë të pajisur me kosha vërshuan midis drurëve për të gjetur vezët prej çokollate.
Personeli i kopshtit zoologjik u mundua t’i fshihte sa më mirë vezët duke e bërë më interesante lojën.
"Nëse shkon në kopshtin zoologjik Opel ke mundësi të shohësh kafshët që jetojnë aty. Më pas fëmijët kanë mundësi të marrin pjesë në gjuetinë e vezëve të pashkëve të organizuar me këtë rast deklaroi një punonjëse e kopshtit Korina Lenz.
Kopshti zoologjik ofroi edhe ëmbëlsira për t’iu dhuruar kënaqësi fëmijëve por edhe për t’i nxitur të vinin aty për të parë nga afër kafshët e ndryshme.
(Sokol Topi/BalkanWeb)