E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim ne Gjermani, shqiptari qellon gruan djalin e me pas veten

PRISHTINE- Një shqiptar nga Kosova ka qelluar me pistolete bashkëshorten dhe djalin e tij 5 vjecar dhe më pas ka qëlluar në drejtim të vetes, në qytetin Frajsing të Bavarisë në Gjermani. Mediat bëjnë të ditur se Ajet K 40 vjec ka qëlluar me pistoletë ndaj bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit Aulonit.

Bashkëshortja kishte arritur të njoftonte policinë para se të ndodhte krimi. Sipas medieve gjermane, fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe kishin lajmëruar policinë, e cila disa minuta më vonë kishte arritur dhe i kishte gjetur të vdekur djalin pesëvjeçar dhe të atin, babanë e tij.

Nëna e fëmijës eshte e plagosur dhe në gjendje të rende për jetën. Ndërsa djali tjetër, Ronarti, dy vjeç, nuk ishte plagosur, ndërsa mjekët po e mbajnë nën kujdes.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›