E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Cdo ditë një protestë, ti japim fund këtij pushteti

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u bëri thirrje sot shqiptarëve të bashkohen dhe të protestojnë cdo ditë pa ndalim për cdo shkelje që iu bëhen nga pushteti. Rama theksoi se 30 Prilli do të kulmojë me një protestë madhështore në Bulevardin e madh për të vazhduar më pas pa ndalim sërisht së protestuari deri në dhënien fund të keqqeverisjes.
“Të bashkohemi të gjithë për të refuzuar faturat e papërballueshme. U bëj thirrje të papunëve, jo vetëm atyre që iu vodhën votat më 28 Qershor, të rimarrin në dorë fatet e familjeve të tyre. Cdo ditë një protestë për të mbushur më 30 Prill Bulevardin e Tiranës me një protestë madhështore”.

Sic theksoi Rama vetëm të bashkuar mund ti jepet fund pushtetit që po qeveris keq vendin. “Vetëm të bashkuar mund ti japim fund këtij pushteti që pasi fundosi zgjedhjet fundosi ekonominë duke varfëruar xhepat cdo ditë e më shumë”

Kryeu i PS bëri të ditur se 30 Prilli jo vetëm që do të jetë dita e protestës së fuqishme qytetare, pro do të jetë dhe nisja e protestave të mëtejshme. “Do ti japim jetë një proteste të pandalshme. Protestat nukd o të përfundojnë pas 30 prillit, por do të vazhdojnë edhe pas 1 Majit e më tutje. Sot më shumë se kurrë është koha për tu ndarë me anë të protestës nga e shkuara që shkel cdo të drejtë të individit” njoftoi Rama në konferencën e shkurtër për shtyp.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›