Pashket ortodokse neper bote

E diela e pashkëve për kishën e krishterë ortodokse ka bërë që me mijëra besimtarë të festojnë në të gjithë botën. Në Moskë me mijëra kanë marrë pjesë në ceremoninë në Kishën e Krishtit Shpëtimtar. Edhe këtë vit presidenti rus Vladimir Putin ka qenë i pranishëm.
Shumë besimtarë kanë marrë pjesë dhe ritualin e bekimit të vezëve të pashkëve në katedralen e Jelokovos. Tradita e dhurimit për pashkë të vezëve të ngjyrosura daton që në shekullin e parë të periudhës së krishterë. Një legjendë tregon se Shën Mëria i kishte dhuruar Pilatit vezë të ngjyrosura që të shpëtonte djalin e saj nga kryqi. Gjatë natës besimtarët ortodoksë janë mbledhur në pritje të ringritjes së Krishtit.
Dhe në Ukrainë ku patriarkët e Moskës dhe të Kievit janë në drejtimin e kishës ortodokse, celebrimi ka qenë madhështor.