E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufizime të ujit në disa zona në Tiranë

TIRANE-Disa zona në Tiranë do të përballen sot me kufizime disa orëeshe të ujit të pijshëm për shkak të investimit në një linjë ujore. Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë bënë të ditur sot në mesditë se për shkak të nisjes së inestimeve në linjën Partitar-Depo, do të ketë kufizime të ujit të pijshëm në zonat rreth Saukut, Sanatorium si dhe zona rreth Pallatit të Brigadave. Të njëjtat burime përcaktuan se kufizimet do të zgjatin disa orë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›