"1 Prill", BBC: Shekspiri është francez!
LONDëR- William Shakespeare (1564-1616), babai i letërsisë angleze, në fakt është francez, konfirmoi BBC-ja në një shaka tradicionale me rastin e 1 prillit, Ditës së Gënjeshtrave.
''Mary Shakespeare, lindur në Arden, mamaja e poetit dhe dramaturgut, do të ishte në fakt Mary "Ardennes", emri i pyllit me të njëjtin emër, në veri të Francës'', konfirmoi me një ton shumë erudit ''eksperti'' në BBC.
''Deputetët e Asamblesë Kombëtare franceze ndërmorën një hetim'', shtoi BBC-ja dhe ish-ministri francez i Kulturës, Jack Lang, u shpreh i lumtur kur mësoi se Shakespeare është francez.
Me një zë të ngjashëm me të tijin dhe me një theks francez për ta bërë sa më të vërtetë, ''Jack Lang" theksoi se zbulimi nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon se disa ekspertë francezë e kanë konfirmuar tashmë.
''Ne po studiojmë si ta nderojmë këtë dramaturg të madh. Gjithashtu ne kemi Rasinin dhe Molierin, por do të gjejmë vend edhe për Shekspirin në panteonin tonë kombëtar të autorëve të mëdhenj'', theksoi zëri ''i tij''.
Nuk eshte hera e pare qe behen shakak te tilla neper media me rastin e 1 Prillit. nder vite shquhen lajmet sesi vilen makaronat nga pemet, se ne Saturn ka jete si ne Toke, se Ufot do sulmojne token etj.
(d.b/BalkanWeb)