E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, shtohen orët e aplikimit për kartat e pasaportat biometrike



TIRANE - Kompania prodh-uese e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike ka shtuar orarin e shërbimit për qytetarët dhe ditët e shërbimit, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme. Zëdhënësi i Ministrisë, Fatmir Konja, tha se kompania koncensionare "Aleat" do të shtojë orarin dhe ditët e shërbimit për aplikimin e qytetarëve për pasaporta biometrike. "Zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike në të gjithë vendin do të shërbejnë për qytetarët gjatë ditëve të javës, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbrëmjes. Këto zyra do të jenë të hapura në shërbim të qytetarëve edhe ditën e shtunë e të dielë, 27 dhe 28 mars, e po kështu në datat 3 dhe 4 prill", tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Ai sqaroi se me të njëjtin orar do të shërbejnë edhe zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike pranë komisariateve dhe drejtorive të policisë në qarqe. Sipas Ministrisë së Brendshme, rritja e kohës dhe ditëve të shërbimit është bërë me qëllim përballimin e fluksit të pritshëm të aplikimeve, për shkak të festës së Pashkëve, gjatë të cilës pritet që një pjesë e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit të kthehen në Shqipëri. Ministria e Brendshme tha ndërkohë se në zyrat e shpërndarjes gjenden rreth 80 mijë pasaporta të pa tërhequra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›