E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialog mbi shtetin e se drejtes

Libri i akademikut Luan Omari Ndarja e pushteteve dhe pavaresia e institucioneve kushtetuese vjen ne nje kohe kur vihet re nje paqartesi ne marredheniet e pushtetit me institucionet kushtetuese. Fale kesaj njohjeje te manget ndodh me dashje ose pa dashje te shkelet dokumenti themelor i nje shteti qe eshte Kushtetuta.

Libri ne fjale rreh te sjelle disa konstatime te vleshme dhe mesazhe objektive per politiken dhe drejtesine aktuale ne Shqiperi. Idete dhe qendrimet e tij autori konstitucionalisti i njohur Luan Omari i ka paraqitur permes nje dialogu e debati me teori qe qarkullojne sot lidhur me shtetin e se drejtes me ndarjen dhe balancen midis pushteteve si edhe me sovranitetin shteteror.

Nepermjet nje analize te detajuar ne kete liber theksohet rendesia qe ka pavaresia e institucioneve kushtetuese per funksionimin e shtetit dhe te se drejtes.

Trajtesa qe i ben autori Kushtetutes ne nje veshtrim perspektiv eshte nje tjeter
kendveshtrim nepermjet te cilit ai ka hapur debatin per disa nga ceshtjet me te rendesishme qe shtrohen ne nje rishikim te mundshem te ligjit themelor te shtetit.
Vepra Ndarja e pushteteve dhe pavaresia e institucioneve kushtetuese jep ndihmese edhe ne zgjidhjen e perplasjeve institucionale te sotme ne Shqiperi.

Ky liber u drejtohet jo vetem juristeve dhe studenteve te drejtesise por edhe nje publiku me te gjere.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›