E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, familja në varfëri ekstreme, feston pashkët me cajë

PUKë- Ndonëse është ditë feste, dhjetëra familje shqiptare si pasojë e varfërisë në të cilën janë zhytur e kalojnë këtë ditë ashtu si të gjitha ditët e tjera, në mjerim të plotë. Një prej këtyre familjeve është edhe ajo e Florian Prendit në rrethin e Pukës, e cila edhe ditën e sotme tryezën e ka bosh.

Edhe sot në ditën e Pashkëve ushqimi i tyre i vetëm është përshesh me cajë, ndërsa fëmijët në këtë ditë feste kanë zgjedhur të shkojnë pranë dyerve të kishës, me shpresën se dikush do ti ndihmojë duke iu falur dicka. Floriani tani ka barrën për të drejtuar dhe mbajtur familjen, por kjo për të është e pamundur, pasi nuk ka asnjë mundësi punësimi, është invalid dhe nuk gëzon asnjë ndihmesë ekonomike.

Nëna e dy fëmijëve, 9 vjec dhe 12 vjec, Marta tregon se ditët e festave janë me të vërtetë ditët më të vështira për të, kur mendon se dy fëmijët e saj nuk mund të gëzohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Familja Prendi jeton në periferi të qytetit të Pukës, ndërsa anëtarët e saj të fundit përballen cdo ditë me skamjen dhe duket se kanë humbur shpresat se një ditë do bëhet mirë për ta.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›