E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashmy bag, Çanta e re e celebrities

Tod‘s, gjithmonë simbol i cilësisë së lartë, artizanalitetit dhe kujdesit për detajet dhe aksesorët, zgjeron vit pas viti gamën e produkteve që kanë krijuar historinë e vet dhe të ‘Made in Italy‘. Stil i çdo kohe i markës, së bashku me cilësinë dhe modernitetin, kanë realizuar ‘Pashmy-in‘, një çantë të vetme në stilin dhe funksionalitetin e saj tashmë simbol i luksit bashkëkohor. E disponueshme në modele dhe përmasa të ndryshme, xhepat e vegjël me zinxhirë e bëjnë të jetë funksionale dhe në të njëjtën kohë elegante. Shumë prej njerëzve të famshëm kanë zgjedhur Pashmy-in, këtë aksesor kaq ekskluziv. Ju përmendim vetëm disa: Cameron Diaz, Drew Barrymore, Eva Herzigova, Kate Winslet, Katie Holmes, Laetitia Casta, Molly Sims, Naomi Watts, Sarah Jessica Parker, Halle Berry, Gwyneth Paltrow me të cilën është protagoniste në filmin drejtuar nga Dennis Hopper "Pashmy Dream" (www.tods.com) dhe shumë të tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›