Optimistët inteligjentë", sfi duesit e krizës
Ka njerëz sot që nuk e lënë veten
të përfshihen nga pesimizmi e
dëshpërimi për shkak të krizës
botërore, shembjes së bursave, falimentimit
të bankave. Ata as që duan
t‘ia dinë se çfarë thonë parashikimet
ogurzeza të analistëve e kompetentëve
të çështjeve fi nanciare, sepse për ta jeta
është ndryshe. Këta njerëz kanë vendosur
ta luajnë lojën e jetës sipas rregullave
të tyre dhe të dalin fi timtarë. Mund t‘i
quash me plot gojë optimistë të shëndetshëm
dhe jo sepse mohojnë realitetin,
por sepse ngrihen herët çdo mëngjes
për ta ndryshuar. Janë kreativë, pozitivë,
tepër të impenjuar e pasionantë në atë
çka bëjnë. Anglosaksonët i kanë përcaktuar
me termin "changemakers", ose në
shqip "ndryshimprurës". Ata vihen në
lëvizje nga ndryshimet dhe i sjellin ato
përmes punës dhe dedikimit e mbi të
gjitha vizionit që kanë për të ardhmen.
Termi më i saktë i përcaktimit të tyre
do të ishte "optimistë inteligjentë".
Ata e dinë që gjithçka e ka një zgjidhje,
që zgjidhja ekziston dhe detyra e të
gjithëve është të nisemi ta kërkojmë.
Këta njerëz ia kushtojnë jetën e tyre një
projekti-ëndërr dhe e bëjnë me gjithë
forcën e zemrës dhe të mendjes. Planeti
ynë është i mbushur me njerëz të tillë,
por ne do të prezantojmë vetëm disa
prej tyre, duke qenë të bindur që edhe
ti që po na lexon, ke mundësi t‘i japësh
jetë ëndrrës tënde.
Celso Greço
Brazil
Gjashtë vjet më parë ishte konsulent
marketingu në Brazil dhe befas pati një
ide: në një epokë kur të gjithë flasin
për përgjegjshmërinë e një ndërmarrjeje,
përse të mos kuotoheshin në treg
bonot? Nga kjo ide lindi Bursa Sociale
dhe Ambientale, në të cilën organizata
të ndryshme në kërkim të investitorëve
të ndryshëm mund të takoheshin dhe
të kontaktonin me njëra-tjetrën. Çdo
projekt i përzgjedhur për vlerën e tij
shoqërore, apo ambientale, lançohej në
bursën shoqërore të ideuar nga Greço.
Ky projekt u njoh nga UNESCO si një
projekt pilot dhe më pas u riprodhua
edhe në Afrikë në vitin 2006, ndërkohë
që tani është përhapur si model në
zona të ndryshme të botës. Një bursë
sociale është krejtësisht ndryshe nga
çdo lloj burse shkëmbimesh financiare:
investitorët nuk shndërrohen në
aksionerë dhe nuk kanë të drejtë që të
japin urdhra në lidhje me mbarëvajtjen
e projekteve. Të vetmet përfitime që ata
kanë lidhen me imazhin, që nuk është
pak në fund të fundit.
Londër
Emri i saj është në gjuhën navajo
dhe do të thotë "diell që shkëlqen".
Do të ishte pak ta quaje të vrullshme
jetën e personit që mban këtë emër.
Fëmijërinë e ka kaluar sa në një fermë
indiane në Kaliforni e sa nëpër hotelet
e Britanisë së Madhe. Me vullnet dhe
inteligjencë fitoi një bursë studimi për
në "London School of Economics". Si
mbaroi shkollën, arriti të gjente punë
pranë boksierit të famshëm Chris Eubank.
Por, kjo vajzë që e nisi nga hiçi e
me mijëra energji pozitive, nuk u kënaq
me kaq. Me iniciativën e saj ajo iu bashkua
skuadrës së yllit britanik të rrokut,
e njëkohësisht edhe mbrojtësit të të
drejtave të afrikanëve. Pas gjithë këtyre
përvojave i erdhi ideja e themelimit të
një reviste për adoleshentët dhe rrjetet
sociale. Biznesi erdhi duke u rritur ditaditës,
derisa më në fund Shaa ishte gati
për të nisur një aventurë të re: krijimin
e një komuniteti sipërmarrësish, që
sot është ndër më të suksesshmit në
Britaninë e Madhe. A mund t‘i thuash
asaj se është një vajzë me fat? Ja çfarë
thotë vetë Shaa për këtë: "Fati qëndron
në aftësinë tonë për të kapur e shfrytë-
zuar mundësitë që na ofrohen në jetë".
Mary Lou Jepsen
Kaliforni
Aventura e re e Mary-t, pioniere e
projektimeve të ekraneve Lcd, quhet
Pizxel Qi dhe premton që brenda vitit
2010 të lançojë në treg ekranet e së
ardhmes. Kjo grua kreative, famën e
saj e fitoi 4 vjet të shkuara me Niklas
Negroponten dhe programin "Një laptop
- një fëmijë". Ideja e saj ishte krijimi
i kompjuterëve të vegjël e të thjeshtë
për t‘u mbajtur për fëmijët e mbi të
gjitha me kosto shumë modeste. Veç
të tjerash, ky kompjuter duhet të funksiononte
në kushte klimatike shumë të
vështira dhe të harxhonte pak energji.
Me punë ia doli mbanë që ta krijonte
këtë prodhim që kushton vetëm 100
dollarë. Tashmë 44-vjeçare, Mary nuk
e ka pasur aspak të lehtë rrugën e jetës.
Ndërkohë që po punonte pa u ndalur
për realizmin e ëndrrave të saj, në
moshën 30-vjeçare u diagnostikua me
tumor në tru. Kreu shumë operacione.
Edhe sot e kësaj dite pi shumë ilaçe, por
punën nuk e ka lënë kurrë pas dore.
Joi Gordon
Nju Jork
Veshja është fillimi i një suksesi.
Kjo është motoja e Joi-t, që në fillim të
viteve 2000 pati idenë e shkëlqyer për
t‘u marrë me veshjet dhe më pas me
paraqitjen e jashtme të grave që do të
bënin intervista pune. Kështu u ngrit
një ndërmarrje e vogël konsulence, që
më pas pati një sukses të madh me aktualisht
20 filiale në vende të ndryshme
të botës. Sot janë të shumta organizatat
që kërkojnë mendimin e ekspertëve të
kompanisë "Dress for success" ("Veshja
është sukses"). Dhe puna e kompanisë
nuk mbaron vetëm me paraqitjen e
ditës së intervistës, por vazhdon edhe
me asistencën gjatë ditëve të para të
një punësimi, kur personat ende nuk
janë ambientuar me punën e re dhe
kanë nevojë për mbështetje për t‘u
përshtatur dhe për t‘u ndjerë më mirë
me kolektivin.
Paoloa Generali
Milano
Ajo është entuziaste për punën,
e bën me pasion dhe optimizëm.
Këto janë dhuntitë që e shquajnë një
njeri shumë të veçantë si Paola, milaneze,
27-vjeçare dhe themeluese e
"Getsolution", një prej shoqërive më
të mëdha të konsulencës italiane që
merret me sistemet informativë dhe
të sigurisë. Karriera e saj filloi me
bindjen se kishte shumë për të dhënë
në sektorin e sigurimeve, pas diplomimit
për shkenca bankare. Ëndrra
e saj ishte që të merrej me risqet që
paraqisnin sistemet informativë. Me
një vullnet e forcë të madhe ndoqi
studimet për master paralelisht me
punën dhe në vitin 2003 lindi "Getsolution".
Paola e bën gjithçka vetë
dhe nga shtëpia, pa pasur nevojë për
zyrë, që nga krijimi i logove e deri tek
ideimi dhe detajimi i plan-bizneseve
për klientët. Tashmë ndërmarrja e
saj është shumë e konsoliduar dhe
në avangardë të propozimeve dhe të
risive të fushës së sistemeve informativë
të ndërmarrjeve. Kyçi i suksesit
është një skuadër me njerëz të rinj e
energjikë, që janë gjatë gjithë kohës
në shërbim të klientit dhe klienti e
ndjen nga larg këtë impenjim.
Vinny Lingham
Kejptaun
Është fitues i çmimeve të sipërmarrësve
të rinj për ndërmarrjet e reja
teknologjike. Vinny konsiderohet si
gjeniu më i fundit i informatikës "made
in Africa". Jo më kot sapo është emëruar
nga Forumi Botëror Ekonomik ndër 230
liderët e rinj globalë. Këmbëngulja e
këtij 30-vjeçari ka bërë që suksesi i tij
nga Kejptauni të transferohet në San
Francisko, ku drejton një kompani on
line, që ka 2 milionë klientë. Bëhet
fjalë për kompaninë "Synthuiasite", e
cila ka lindur vetëm pak vjet më parë
në vendin nga vjen edhe vetë ai. Është
një garanci rrjeti për të gjithë. Ai ofron
mësime falas për ndërtimin e sajteve në
internet pa shpenzime dhe publicitet.
Ndërkohë që zyra në San Francisko
funksionon, ka mbetur e hapur edhe
ajo në Kejp Taun, të cilën Vinny e mban
kryesisht për të punësuar njerëz e për
t‘i trajnuar më tej.
Sushmita Ghosh
Kalkuta
Është gazetare e lirë dhe e ndan
kohën mes Amerikës dhe Indisë. Ka
themeluar revistën "Changemakers"
("Ndryshimsjellësit"), që është një pikë
takimi për shumë sipërmarrës socialë
dhe që shpërndan sugjerime për komunitetet
e njerëzve që duan të lidhen
dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Wang Yogchen
Kinë
"Jam pjesë e natyrës dhe po bëj atë
që duhet të bëjnë të gjithë", thotë Wang,
gazetare në Kinë, dhe një nga themelueset
e radios "Vullnetarët e Planetit
të Gjelbër", një nga organizatat e para
joqeveritare kineze për ambientin. Fillimisht
ka drejtuar shumë emisione në
lidhje me ndërgjegjësimin e njerëzve
për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Për të mbërritur në idenë e krijimit të
burimeve të informacionit në favor të
mjedisit, ajo ka udhëtuar për shumë
vite në vendin e saj në të gjitha zonat
problematike, sidomos rurale, por edhe
në qytetet e mëdha, ku ndërtimet e
kanë kthyer ajrin në një smog vrasës.
Për impenjimin e saj në këtë fushë, ajo
ka qenë kandidate e çmimit "Nobel"
për paqen në vitin 2005. Merr pjesë
vazhdimisht në betejat kundër ndotjes
së mjedisit dhe ka qenë promotore e
ndalimit të shumë sipërmarrjeve që do
t‘i sillnin dëm natyrës së vendit të saj.
James Kas
SHBA
Është shpirti dhe zemra e "Youth
speaks", organizatë që merret me
letërsinë, artin, poezinë dhe shkrimet e
të rinjve. Që nga viti 1996, Kass organizon
festivale letrare për të vegjlit dhe të
rinjtë, takime në shkolla, universitete,
qendra burgimi për të miturit, duke
mbërritur kësisoj në zemrat e rreth 50
mijë të rinjve çdo vit. Cili është motivi?
Dhënia e një mundësie të rinjve për
t‘u shprehur, për t‘u njohur me njëritjetrin.
Sipas tij, t‘u çosh të rinjve pasionin
për poezinë, këngën, letërsinë,
është një detyrë fisnike, që mbi të gjitha
i ka dhënë atij një kënaqësi shumë të
madhe.
të përfshihen nga pesimizmi e
dëshpërimi për shkak të krizës
botërore, shembjes së bursave, falimentimit
të bankave. Ata as që duan
t‘ia dinë se çfarë thonë parashikimet
ogurzeza të analistëve e kompetentëve
të çështjeve fi nanciare, sepse për ta jeta
është ndryshe. Këta njerëz kanë vendosur
ta luajnë lojën e jetës sipas rregullave
të tyre dhe të dalin fi timtarë. Mund t‘i
quash me plot gojë optimistë të shëndetshëm
dhe jo sepse mohojnë realitetin,
por sepse ngrihen herët çdo mëngjes
për ta ndryshuar. Janë kreativë, pozitivë,
tepër të impenjuar e pasionantë në atë
çka bëjnë. Anglosaksonët i kanë përcaktuar
me termin "changemakers", ose në
shqip "ndryshimprurës". Ata vihen në
lëvizje nga ndryshimet dhe i sjellin ato
përmes punës dhe dedikimit e mbi të
gjitha vizionit që kanë për të ardhmen.
Termi më i saktë i përcaktimit të tyre
do të ishte "optimistë inteligjentë".
Ata e dinë që gjithçka e ka një zgjidhje,
që zgjidhja ekziston dhe detyra e të
gjithëve është të nisemi ta kërkojmë.
Këta njerëz ia kushtojnë jetën e tyre një
projekti-ëndërr dhe e bëjnë me gjithë
forcën e zemrës dhe të mendjes. Planeti
ynë është i mbushur me njerëz të tillë,
por ne do të prezantojmë vetëm disa
prej tyre, duke qenë të bindur që edhe
ti që po na lexon, ke mundësi t‘i japësh
jetë ëndrrës tënde.
Celso Greço
Brazil
Gjashtë vjet më parë ishte konsulent
marketingu në Brazil dhe befas pati një
ide: në një epokë kur të gjithë flasin
për përgjegjshmërinë e një ndërmarrjeje,
përse të mos kuotoheshin në treg
bonot? Nga kjo ide lindi Bursa Sociale
dhe Ambientale, në të cilën organizata
të ndryshme në kërkim të investitorëve
të ndryshëm mund të takoheshin dhe
të kontaktonin me njëra-tjetrën. Çdo
projekt i përzgjedhur për vlerën e tij
shoqërore, apo ambientale, lançohej në
bursën shoqërore të ideuar nga Greço.
Ky projekt u njoh nga UNESCO si një
projekt pilot dhe më pas u riprodhua
edhe në Afrikë në vitin 2006, ndërkohë
që tani është përhapur si model në
zona të ndryshme të botës. Një bursë
sociale është krejtësisht ndryshe nga
çdo lloj burse shkëmbimesh financiare:
investitorët nuk shndërrohen në
aksionerë dhe nuk kanë të drejtë që të
japin urdhra në lidhje me mbarëvajtjen
e projekteve. Të vetmet përfitime që ata
kanë lidhen me imazhin, që nuk është
pak në fund të fundit.
Londër
Emri i saj është në gjuhën navajo
dhe do të thotë "diell që shkëlqen".
Do të ishte pak ta quaje të vrullshme
jetën e personit që mban këtë emër.
Fëmijërinë e ka kaluar sa në një fermë
indiane në Kaliforni e sa nëpër hotelet
e Britanisë së Madhe. Me vullnet dhe
inteligjencë fitoi një bursë studimi për
në "London School of Economics". Si
mbaroi shkollën, arriti të gjente punë
pranë boksierit të famshëm Chris Eubank.
Por, kjo vajzë që e nisi nga hiçi e
me mijëra energji pozitive, nuk u kënaq
me kaq. Me iniciativën e saj ajo iu bashkua
skuadrës së yllit britanik të rrokut,
e njëkohësisht edhe mbrojtësit të të
drejtave të afrikanëve. Pas gjithë këtyre
përvojave i erdhi ideja e themelimit të
një reviste për adoleshentët dhe rrjetet
sociale. Biznesi erdhi duke u rritur ditaditës,
derisa më në fund Shaa ishte gati
për të nisur një aventurë të re: krijimin
e një komuniteti sipërmarrësish, që
sot është ndër më të suksesshmit në
Britaninë e Madhe. A mund t‘i thuash
asaj se është një vajzë me fat? Ja çfarë
thotë vetë Shaa për këtë: "Fati qëndron
në aftësinë tonë për të kapur e shfrytë-
zuar mundësitë që na ofrohen në jetë".
Mary Lou Jepsen
Kaliforni
Aventura e re e Mary-t, pioniere e
projektimeve të ekraneve Lcd, quhet
Pizxel Qi dhe premton që brenda vitit
2010 të lançojë në treg ekranet e së
ardhmes. Kjo grua kreative, famën e
saj e fitoi 4 vjet të shkuara me Niklas
Negroponten dhe programin "Një laptop
- një fëmijë". Ideja e saj ishte krijimi
i kompjuterëve të vegjël e të thjeshtë
për t‘u mbajtur për fëmijët e mbi të
gjitha me kosto shumë modeste. Veç
të tjerash, ky kompjuter duhet të funksiononte
në kushte klimatike shumë të
vështira dhe të harxhonte pak energji.
Me punë ia doli mbanë që ta krijonte
këtë prodhim që kushton vetëm 100
dollarë. Tashmë 44-vjeçare, Mary nuk
e ka pasur aspak të lehtë rrugën e jetës.
Ndërkohë që po punonte pa u ndalur
për realizmin e ëndrrave të saj, në
moshën 30-vjeçare u diagnostikua me
tumor në tru. Kreu shumë operacione.
Edhe sot e kësaj dite pi shumë ilaçe, por
punën nuk e ka lënë kurrë pas dore.
Joi Gordon
Nju Jork
Veshja është fillimi i një suksesi.
Kjo është motoja e Joi-t, që në fillim të
viteve 2000 pati idenë e shkëlqyer për
t‘u marrë me veshjet dhe më pas me
paraqitjen e jashtme të grave që do të
bënin intervista pune. Kështu u ngrit
një ndërmarrje e vogël konsulence, që
më pas pati një sukses të madh me aktualisht
20 filiale në vende të ndryshme
të botës. Sot janë të shumta organizatat
që kërkojnë mendimin e ekspertëve të
kompanisë "Dress for success" ("Veshja
është sukses"). Dhe puna e kompanisë
nuk mbaron vetëm me paraqitjen e
ditës së intervistës, por vazhdon edhe
me asistencën gjatë ditëve të para të
një punësimi, kur personat ende nuk
janë ambientuar me punën e re dhe
kanë nevojë për mbështetje për t‘u
përshtatur dhe për t‘u ndjerë më mirë
me kolektivin.
Paoloa Generali
Milano
Ajo është entuziaste për punën,
e bën me pasion dhe optimizëm.
Këto janë dhuntitë që e shquajnë një
njeri shumë të veçantë si Paola, milaneze,
27-vjeçare dhe themeluese e
"Getsolution", një prej shoqërive më
të mëdha të konsulencës italiane që
merret me sistemet informativë dhe
të sigurisë. Karriera e saj filloi me
bindjen se kishte shumë për të dhënë
në sektorin e sigurimeve, pas diplomimit
për shkenca bankare. Ëndrra
e saj ishte që të merrej me risqet që
paraqisnin sistemet informativë. Me
një vullnet e forcë të madhe ndoqi
studimet për master paralelisht me
punën dhe në vitin 2003 lindi "Getsolution".
Paola e bën gjithçka vetë
dhe nga shtëpia, pa pasur nevojë për
zyrë, që nga krijimi i logove e deri tek
ideimi dhe detajimi i plan-bizneseve
për klientët. Tashmë ndërmarrja e
saj është shumë e konsoliduar dhe
në avangardë të propozimeve dhe të
risive të fushës së sistemeve informativë
të ndërmarrjeve. Kyçi i suksesit
është një skuadër me njerëz të rinj e
energjikë, që janë gjatë gjithë kohës
në shërbim të klientit dhe klienti e
ndjen nga larg këtë impenjim.
Vinny Lingham
Kejptaun
Është fitues i çmimeve të sipërmarrësve
të rinj për ndërmarrjet e reja
teknologjike. Vinny konsiderohet si
gjeniu më i fundit i informatikës "made
in Africa". Jo më kot sapo është emëruar
nga Forumi Botëror Ekonomik ndër 230
liderët e rinj globalë. Këmbëngulja e
këtij 30-vjeçari ka bërë që suksesi i tij
nga Kejptauni të transferohet në San
Francisko, ku drejton një kompani on
line, që ka 2 milionë klientë. Bëhet
fjalë për kompaninë "Synthuiasite", e
cila ka lindur vetëm pak vjet më parë
në vendin nga vjen edhe vetë ai. Është
një garanci rrjeti për të gjithë. Ai ofron
mësime falas për ndërtimin e sajteve në
internet pa shpenzime dhe publicitet.
Ndërkohë që zyra në San Francisko
funksionon, ka mbetur e hapur edhe
ajo në Kejp Taun, të cilën Vinny e mban
kryesisht për të punësuar njerëz e për
t‘i trajnuar më tej.
Sushmita Ghosh
Kalkuta
Është gazetare e lirë dhe e ndan
kohën mes Amerikës dhe Indisë. Ka
themeluar revistën "Changemakers"
("Ndryshimsjellësit"), që është një pikë
takimi për shumë sipërmarrës socialë
dhe që shpërndan sugjerime për komunitetet
e njerëzve që duan të lidhen
dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Wang Yogchen
Kinë
"Jam pjesë e natyrës dhe po bëj atë
që duhet të bëjnë të gjithë", thotë Wang,
gazetare në Kinë, dhe një nga themelueset
e radios "Vullnetarët e Planetit
të Gjelbër", një nga organizatat e para
joqeveritare kineze për ambientin. Fillimisht
ka drejtuar shumë emisione në
lidhje me ndërgjegjësimin e njerëzve
për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Për të mbërritur në idenë e krijimit të
burimeve të informacionit në favor të
mjedisit, ajo ka udhëtuar për shumë
vite në vendin e saj në të gjitha zonat
problematike, sidomos rurale, por edhe
në qytetet e mëdha, ku ndërtimet e
kanë kthyer ajrin në një smog vrasës.
Për impenjimin e saj në këtë fushë, ajo
ka qenë kandidate e çmimit "Nobel"
për paqen në vitin 2005. Merr pjesë
vazhdimisht në betejat kundër ndotjes
së mjedisit dhe ka qenë promotore e
ndalimit të shumë sipërmarrjeve që do
t‘i sillnin dëm natyrës së vendit të saj.
James Kas
SHBA
Është shpirti dhe zemra e "Youth
speaks", organizatë që merret me
letërsinë, artin, poezinë dhe shkrimet e
të rinjve. Që nga viti 1996, Kass organizon
festivale letrare për të vegjlit dhe të
rinjtë, takime në shkolla, universitete,
qendra burgimi për të miturit, duke
mbërritur kësisoj në zemrat e rreth 50
mijë të rinjve çdo vit. Cili është motivi?
Dhënia e një mundësie të rinjve për
t‘u shprehur, për t‘u njohur me njëritjetrin.
Sipas tij, t‘u çosh të rinjve pasionin
për poezinë, këngën, letërsinë,
është një detyrë fisnike, që mbi të gjitha
i ka dhënë atij një kënaqësi shumë të
madhe.