E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasi u sigurua se bllokoi statusin, Rama bëri sikur votoi Kodin Penal

02-03-2012 / Gazeta 55

Shqyrtimi i projekt-reformave në Komisionin e Ligjeve u bllokua për një javë rresht, në të njëjtën kohë kur burokratëve të Brukselit u ishte dorëzuar vendimi politik i Edi Ramës se s’do të miratoheshin ndryshimet në Kodin Penal. Pasi u mor vesh se një rishqyrtim i kërkesës për statusin e Shqipërisë ishte shtyrë për një kohë tjetër, Edvini i la kasnecët e vet të turpëroheshin për 10 orë rresht, para se t’i urdhëronte, “pas pilafit”, për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal

Dështon tentativa për të hedhur në erë konsensusin dhe bllokuar ligjet me 3/5, por çdo e mirë ka edhe një të keqe. Kompleksiteti i ditëve të fundit i shoqëruar me kërcënimet e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës se Kodi Penal s’do miratohet pa propozimet absurde të opozitës, mori fund dje, edhe pse pas 10 orësh diskutime të ashpra në Kuvend. Krejt ndryshe ç’ishte paralajmëruar dhe çfarë diktuan debatet e gjata të opozitës në Parlament për përmirësimin e legjislacionit në Kodin Penal, Partia Socialiste në momentin e votimit bëri një kthesë të papritur. Ajo ktheu mbrapsht tërheqjen e saj nga konsensusi vetëm pak ditë me parë, duke mundësuar miratimin me konsensus të Kodit Penal me 128 vota “pro” dhe asnjë kundër. Socialisti Gramoz Ruçi pranoi se neni për dënimin e falsifikatorëve të statistikave nuk është aq i rëndësishëm sa për të bllokuara Kodin, por përsëri shprehu skepticizëm për vendimin final të opozitës. U pritën 10 orë të zgjatura, që Edi Rama të urdhëronte me SMS deputetët e tij që të miratonin Kodin, pasi u informua që Brukseli s’do merrte në shqyrtim progres-integrimin e Shqipërisë, pasi ende mjaft ligje dhe rekomandime të Bashkimit Evropian, s’janë miratuar. Në këtë sens, nëse ky hap nuk do të hidhej gjatë kësaj seance plenare, do ishte dyfish kosto, por gjithsesi Edvini s’do e kursente bllokimin nëse Bashkimi Evropian do çelte dritën jeshile, për rekomandimin Shqipërisë të statusit të vendit kandidat. Kështu që, kuptohet se miratimi i Kodit Penal me shumicë votash shumëzohet me zero, përsa kohë qëndrimi zyrtar i socialistëve ishte rrëzimi i tij. Ajo që ndryshoi kishte të bënte bllokimin e statusit, një tjetër risk ky që i faturohet lidershipit socialist, Edvin Rama. Megjithatë, e keqja e statusit, e ka një të mirë se puna intensive e javëve të fundit e anëtarëve të komisionit të ligjeve, vetë deputetëve socialistë, Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile rrezikoi të ri-kyçej në Kuvend (njësoj si Gjykata Administrative), për shkak të një neni për të cilin palët nuk ranë dakord dhe në këtë frymë ishin dhe të gjithë debatet që i paraprinë votës së vështirë konsensuale. Në 3 javë diskutime, propozime dhe amendime në Kodin Penal, u miratuan disa ndryshime të rëndësishme, mbi shpifjen dhe fyerjen, të cilat tashmë do të dënohen vetëm me gjobë e jo më burg. Po ashtu Kodi u amendua në disa nene që forcojnë ndëshkimin e krimit elektoral, dhunën në familje. Amendamente të rëndësishme pati dhe për luftën kundër terrorzimit, krimit ekonomik etj,.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›