Pasioni i hershëm i Berishës: Në rini kam shkruar poezi
Kryeministri blen botimet e reja: Jam i papërmbajtur ndaj leximit
Berisha viziton panairin, u premton mbështetje botuesve
Një klient, ndër më të mirët e librit. Pasi u ndal në disa prej stendave të shtëpive botuese, Kryeministri Sali Berisha bëri dje xhiron më të madhe, duke blerë një numër të madh librash. I papërmbajtur ndaj leximit të librave, ku preferencat ndaj autorëve i kanë ndryshuar me kalimin e kohës, z. Berisha përpos angazhimeve të tjera, paraditen e djeshme e kaloi mes mijëra librave të ekspozuara në Panairin e 12-të të Librit. Duke u ndalur pothuajse në të gjitha stendat e shtëpive botuese, kreu i ekzekutivit nuk ka ngurruar të shpenzojë një shumë të konsiderueshme parash për të pasuruar bibliotekën personale me botimet më të reja në treg. Kryeministri premtoi mbështetjen e pakursyer të qeverisë, siç u shpreh ai, për botuesit. Kryeministri për herë të parë ka zbuluar një anë të panjohur të jetës së tij rinore, pasionin për poezinë, madje dhe tentativat e tij për të hedhur në letër vargje të këtij zhanri. Një pasion i jashtëzakonshëm për Viktor Hygoin në vitet e hershme të rinisë së tij, por që ka mundur të krijojë momentet më të veçanta në raport me letërsinë, pikërisht atëherë kur mundet të lexojë poezi. Kryeministri i vendit njeh shumë mirë momentin kur duhet të shfletojë poezinë. “Poezia është e vetmja që nuk merret dot në dorë, përveçse me një përqendrim total dhe maksimal, që të mund ta shijosh në të gjitha thellësitë dhe dimensionet e saj. Kjo dashuri për poezinë më ka mbetur mua, jo e lindur, por pothuajse e lindur. Pse? Sepse në fëmijërinë time fillova të shkruaja shumë poezi dhe konstatoja se ato ishin mediokre. Edhe fakti që unë arrita të mos shkruaj më, t’ia ndaloj vetes që të shkruaj për të dalë nga mediokriteti, ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës time, por kjo më shtoi më shumë dashurinë për poezinë”, - deklaroi z. Berisha. I shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Turizmit, Ferdinand Xhaferri, Kryeministri Berisha u ndal në stendat e shumë shtëpive botuese, duke i përgëzuar për punën e tyre, si dhe duke blerë një numër të madh librash. Ndalesa mjaft të veçanta të Kryeministrit Berisha ishin edhe me grupe fëmijësh që kishin ardhur në Panairin e Librit, të cilët i uroi që të vazhdonin pa u ndalur në rrugën e letërsisë. Këtë Berisha e pa si një rast të veçantë për t’iu përcjellë botuesve, shkrimtarëve, përkthyesve dhe të gjithë punonjësve të botës së librit, urimet më të përzemërta për këtë sukses të madh. Sipas Kryeministrit, bota e librit është universi tjetër i madh i realitetit, i ideve transformuese, i vizioneve pararendëse të së ardhmes. Ai vuri në dukje se letrat shqipe vijnë në këtë eveniment të madh, do të thosha me një krenari të madhe, sepse këtë vit, letrat shqipe, me përfaqësuesin e tyre më të shquar, Ismail Kadarenë, morën nderimin më të madh në historinë e tyre. “Princi i Kurorës së Spanjës, i akordoi “Nobelin” e botës spanjolle, çmimin “Princi i Asturias” shkrimtarit tonë më të shquar të kohërave me motivacionin: “Ismail Kadaresë, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kontinentit, të gjithë kohërave, njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës së sotme”. Gjithashtu dua të përgëzoj dhe shtëpinë botuese, e cila ka botuar kolanën e plotë të veprave të Ismail Kadaresë; të përgëzoj shumë autorë të tjerë, që ia kanë dalë këtë vit të fitojnë një numër shumë të madh lexuesish; të përgëzoj përkthyesit, të cilët njëlloj si bletët, mbledhin fjalët më të bukura të gjuhës dhe na i dhurojnë ne nëpërmjet përkthimeve të tyre, bashkë me shkrimtarët sigurisht. Pra është një ngjarje shumë e madhe”, - theksoi z. Berisha. Ndërkohë, që i pyetur në lidhje me librat e tij të preferuar, Kryeministri Berisha u shpreh: “Mund të them që jam i papërmbajtur në dëshirat e mia për leximin e librave. Para se të vija te ju, më pyeti një vajzë e re, më tha: Kush është shkrimtari yt më i preferuar? Problemi im i thashë, është se unë i ndryshoj. Unë i ndryshoj, por nuk i harroj kurrë ata që bëhen më të preferuarit. I ndryshoj sepse koha ndryshon”.