Topalli siguron opozitën: Jemi gati për dialog
“Çdo kompromis bëhet në Parlament”
Kryeparlamentarja: PS të vijë dhe të votojë buxhetin
Mazhoranca është gati të dialogojë me opozitën për hyrjen në Kuvend dhe vijimësinë e reformave integruese të vendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i bëri dje sërish apel opozitës së majtë të drejtuar nga Edi Rama që të marrë pjesë në Parlament. Për kryeparlamentaren Topalli, është në interes të vendit dhe të vetë opozitës, hyrja në Kuvend dhe të debatohet për çështje të rëndësishme të integrimit. “Dialogu është i nevojshëm dhe çdo kompromis bëhet në Parlament. Sidomos ligji për buxhetin është një rast për të ardhur në Parlament”, - u shpreh znj. Jozefina Topalli. Pas interesimit të gazetarëve, kryetarja e Legjislativit shqiptar pohoi se e kishte kërkuar posaçërisht takimin me diplomatin amerikan në Tiranë, Withers, por edhe me Trojkën Evropiane. Topalli bëri të qartë se prioritet i është dhënë reformës në drejtësi, e cila sikurse edhe reformat më të rëndësishme në vend duhet të çojnë drejt dialogut të kompromisit në sallën e Kuvendit. Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i kërkoi dy ditë më parë klasës politike shqiptare t’i japë fund krizës në vend me gjetjen e dialogut. Pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, diplomati amerikan vuri theksin mbi nevojën e gjetjes së një konsensusi mes forcave politike, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, pasi bojkoti i opozitës, sipas tij, nuk është në të mirë të vendit. Nga ana e tij, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përmes një dalje televizive la të hapur mundësinë e inicimit të dialogut mes pozitës dhe opozitës për hyrjen e kësaj të fundit në Parlament dhe vazhdimin e reformave integruese. “Të angazhohesh nuk do të thotë që të interferosh, do të thotë të japësh apelet e duhura, sikurse jep Presidenti, japin partnerët ndërkombëtarë, japin analistë të pavarur të medias, mund të japin dhe analistë të varur nga partitë politike për të qenë si gjithmonë të predispozuar për një klimë dialogu. Klima e dialogut mund të mos jetë bilaterale, ajo mund të jetë multilaterale”, - u shpreh z. Topi. Kreu i shtetit është optimist për arritjen e kësaj nisur dhe nga përvoja e tij politike. Ai vuri në dukje se përderisa nuk ka deri në këto momente, tregon që momentalisht vullneti në këtë spirale ku jemi, ky vullnet mesa duket mungon, por kjo nuk do të thotë që nuk do jetë vullneti, sepse ne kemi parë që ka pasur vullnete mbi të cilat janë realizuar bashkëpunime shumë të rëndësishme. “Ju e dini vetëm në prillin e vitit 2008 u realizuan ndryshime kushtetuese brenda 24 orëve me një vullnet të gjerë. Rezulton që ne kemi eksperiencë që ky vullnet mbi bazën e këtyre forcave që sot janë praktikisht në skenën politike dhe nuk e demonstrojnë vullnetin për të biseduar, ky vullnet ka ekzistuar, për të thënë që në këtë rrugë sinusiodale kemi arritur bashkëpunim, sigurisht gjenetika e politikës do të ketë sigurisht bashkëpunim, por gjithmonë jam i parimit që palët të dinë çfarë kërkojnë, të dinë çfarë marrin nga njëra-tjetra dhe nuk besoj që rregullat e dialogut në demokraci janë me tendenca, për të përfituar nga njëra anë patjetër që ato do të dinë të realizojnë negociata sikurse realizohen dhe në botën perëndimore sot”, - theksoi kryetari i shtetit.
Zgjedhjet e pjesshme, sot votojnë 45 mijë zgjedhës
45 mijë zgjedhës do të drejtohen sot në 65 qendra votimi për të votuar. Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në Shqipëri në 5 njësi vendore. Zgjedhjet do të zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, Bashkinë Fushë Arrëz, Komunën Fierzë të Tropojës, Komunën Otllak në Berat, zona në të cilat vendi i kryetarëve mbeti bosh, pasi drejtuesit morën mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Sipas zëdhënësi i KQZ-së, në njësinë nr. 10 të Tiranës, ku do të ketë 26 qendra votimi, ku dhe pritet të jetë puna më e lodhshme. “Janë vetë tre subjekte politike. Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar, e cila ka vetëm një kandidat në Otllak, në Qarkun e Beratit”, - tha zëdhënësi i KQZ-së, i cili shtoi se për herë të parë garojnë kaq pak kandidatë. Pas bojkotit të Parlamentit, Partia Socialiste vendosi të bojkotojë edhe zgjedhjet e pjesshme me pretendimin se qeveria ende nuk bëri transparencën e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.