E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore, procesi vijon pa probleme

Banderolat dhe afishet ne disa rruge te Tiranes, kujtojne se te djelen ka zgjedhje edhe ne Tirane.

Ne te vertete behet fjale per zgjedhje te pjesshme lokale ne 5 njesi te qeverisjes vendore ne rang vendi.

Ne keto bashki dhe komuna, kryetaret e meparshem fituan ne zgjedhjet e shkuara nga nje mandat deputeti.

Nderkohe qe zgjedhjet jane bojkotuar nga Partia Socialiste. Nga aleatet e saj vetem PBDNJ merr pjese me vezhgues.

Ne kete menyre gara eshte mes PD-se dhe LSI-se, dhe ne komunen e Otllakut, edhe mes partise se punes se rinovuar.

Ne Tirane, ne minibashkine 10, ku ne zgjedhjet e shkuara lokale pati mjaft kontestime, kesaj here gara mes kandidatesh te dy partive aleate, duket se e ka bere procesin me te qete.

“Gjendja deri tani eshte e mire, nuk kemi asnje lloj parregullsie. Votimi po vazhdon normalisht”, eshte shprehur Natasha Gerdupi, kryetare e QV-se 1192.

Me vetem pese njesi te qeverisjes vendore dhe 65 qendra votimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka me te lehte te kontrolloje procesin, pa qene nevoja e monitoreve te zgjedhjeve te shkuar.

“Si rezultat i masave te marra dhe faktit se ishin pese njesi vendore, gjithcka ka filluar normalisht. Ne oren 7:00 KQZ kishte marre te gjitha masat per te cuar ne te gjitha njesit vendore qe kane zgjedhje te pjesshme, inspektore e specialiste te KQZ-se te cilet do te asistojne te gjithe procesin nga fillimi i tij deri ne perfundimin e procesit te numerimit te votave dhe sjelljen e bazes materiale ne Tirane”, eshte shprehur zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli.

aMeqe jemi ne ate qe njihet si orari dimeror, kesaj here qendrat e votimit do te mbyllen ne oren 18.00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›