Vdes Thecer, macja e Ministrit kanadez të Transporteve
Vdekja e një kafshe mund të shkaktojë një incident diplomatik. Ministri kanadez i Transporteve, Xhon Beird njoftoi kolegët e tij se Thecer kishte ndërruar jetë. Lajmi u përhap aq shpejt, sa brenda pak minutash e gjithë Londra ishte e alarmuar. Gjithçka u sqarua e më në fund të gjithë e morën vesh se në fakt bëhej fjalë për një mace, dhe jo për ish-kryeministren britanike Margaret Thecer. Madje kjo e fundit është shëndoshë e mirë. Ministri Beird i kish vënë maces emrin e heroinës së tij, Thecer.