Buxheti 2010, qeveria rrit me 10% pagat dhe pensionet
Konferenca e kryetarëve, Bode prezanton buxhetin 2010
“Projektbuxheti i 2010-s, 600 milionë dollarë më shumë se 2009”
Shqipëria nuk u prek nga kriza ekonomike ndaj projektbuxhetit për vitin 2010 është 600 milionë dollarë më shumë në krahasim me vitin që po lëmë pas, gjë e cila i lejon qeverisë rritjen e pagave dhe pensioneve deri në masën 10%. Qeveria shqiptare mbetet e vendosur, që dhe për këtë vit të rrisë pagat dhe pensionet, pavarësisht se vendet e rajonit ende nuk po korrigjojnë uljen e tyre, si pasojë e presioneve të krizës globale. Këtë siguri dha dje ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2010 në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Sipas z. Bode, qeveria ka parashikuar për vitin që vjen 600 milionë dollarë më shumë, krahasuar me buxhetin e vitit 2009. Për kreun e Financave shqiptare të ardhurat e parashikuara janë 361 miliardë lekë, shpenzimet arrijnë në masën 416 miliardë lekë, ndërsa deficiti parashikohet të jetë më i ulët rreth 3.8%. Një zë të veçantë në buxhet do të zënë dhe për këtë vit, sipas zotit Bode, investimet publike, ato në sistemin e shëndetësisë dhe arsimit, ashtu sikundër theksoi ministri, reduktimi i të ardhurave për administratën si pasojë e reformës së ndërmarrë së fundmi nga qeveria. Por pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, - tha kreu i financave, - qeveria për 2010 mbetet e vendosur për të mos rritur nivelin e taksave. Projektbuxheti i 2010-s është 600 milionë dollarë më shumë në krahasim me vitin që po lëmë pas. Janë rritur të ardhurat fiskale. Përparësi do të kenë investimet publike, ndërsa nuk do të ketë rritje të taksave. Do rrisim pensionet dhe pagat në masën 4-10% dhe 7-10%. Kemi pakësuar në masën 2.5 miliardë lekë të ardhurat nga shpenzimet e tepërta të administratës, krahasuar me një vit më parë, investimet publike mbeten me përparësi dhe zënë 9% të GDP-së. Shëndetësia dhe arsimi mbeten gjithashtu prioritete të qeverisë për 2010 në këtë projektbuxhet. 2010 mbetet gjithashtu dhe viti i reformës sociale. “Janë rritur të ardhurat fiskale. Përparësi do të kenë investimet publike, ndërsa nuk do të ketë rritje të taksave”, - deklaroi Bode, duke theksuar se projektbuxheti i 2010-s është tërësisht realist. Sipas tij, Shqipëria nuk u prek nga kriza ekonomike dhe kjo i lejon qeverisë që të rrisë sërish pagat dhe pensionet, pa përkeqësuar treguesin e borxhit publik. Kreu i financave deklaroi se rritja e programuar e të ardhurave do i lejojë qeverisë që të vazhdojë të mbajë stimujt fiskalë, për të mbështetur rritjen ekonomike. Qeveria ka parashikuar që vitin e ardhshëm të ardhurat në buxhet të jenë 361 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet 411 miliardë lekë, me një deficit të pritshëm prej 3.9 për qind. Prezantimi i projektbuxhetit për vitin 2010-ës, u cilësua nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli një konfirmim dhe mbajtje e premtimeve elektorale nga ana e demokratëve. Prezantimi i projektbuxhetit për vitin 2010 u vendos të bëhet në komisionet parlamentare, duke nisur nga e hëna për të kaluar më pas me diskutimin dhe votimin e tij në Parlament.